Nis projektin e Restaurimit dhe 
Rivitalizimit të Pazarit të Korçës

Nis projektin e Restaurimit dhe <br />Rivitalizimit të Pazarit të Korçës
TIRANE- Ministria e Kulturës njofton nisjen e projektit të Restaurimit dhe Rivitalizimit të Pazarit të Korçës. Marrëveshja e Mirëkuptimit për këtë projekt do të firmoset këtë javë mes Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (Albanian American Development Foundation), Ministrisë së Zhvillimit Urban , Ministrisë së Kulturës, Bashkisë së Korçës.

Në lajmërimin e MK për Median thuhet se “Qëllimi i këtij projekti  është rigjallërimi i zonës së Pazarit të Vjetër të Korçës, për ta rikthyer këtë pazar në zonë ekonomike të zhvilluar të qytetit të Korcës, duke ndërmarrë veprime konkrete për zhvillimin e kësaj zone dhe restaurimin e godinave të Pazarit të Vjetër të Korçës, në respektim te ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të legjislacionit të zbatueshëm shqiptar”.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvilloeht sot në Korçë, ku do të zhvillohet edhe një prezantim nga studio projektuese i projektit të Restaurimit të 7 blloqeve që do të financohen nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, (AADF).


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris

Formula 1/ Max Verstappen 'merr hak', fiton garën e Imolas në Itali! Në podium edhe Ferrari, befason Lando Norris