Tiranë -  Ashtu siç kishin paralajmëruar, aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” zhvilluan një protestë para kryeministrisë.

Pak minuta pas nisjes së protestës, aktivistët u përleshën me policinë, teksa këta të fundit tentuan të heqin sërish gjeneratorin e vendosur përballë kryeministrisë.

Me thirrjet “Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeversisë.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në protestën para Kryeministrisë kërkoi dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe.

Për të gjithë ata  që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut!

I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejte. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca…”, tha Adriatik Lapaj.

Prej disa ditësh, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe aktivistë të kësaj lëvizje janë zhvendosur para selisë së qeverisë duke theksuar se nuk do të lëvizin nga sheshi deri në largimin e tij.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Pamje me Dron nga protesta e Lapaj, mbledh më shumë mbështetës se foltoret e organizuar nga Berisha

 

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta e organizuar nga ‘Shqipëria Bëhet’, para kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara po të bëjmë një krahasim me foltoret që ka organizuar kreu i PD, duket se Adriatik Lapaj ka mbledhur më shumë mbështetës se Sali Berisha.