Nis puna në argjinaturën e lumit Vjosa, Xhaçka: Koha për standard të ri

Problemet dhe përmbytjet e vazhdueshme në zonën e Fierit dhe të Vlorës kanë bërë që këtë vit të merren masa paraprake sa i përket rregullimit dhe sistemimit të argjinaturave në këto zona. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte këtë këtë të mërkurë në Fier, ku ka inspektuar punimet që po kryhen për forcimin e argjinaturave të lumit Vjosa, në Ferras.  

Teksa inspektoi punën që po bëhet ministrja theksoi, se projekte të tilla jo vetëm reduktojnë faturat e mëdha në raste emergjencash, por në të njëjtën kohë vendosin një standard të ri në parandalimin e pasojave që mund të sjellë moti i keq.

Mungesa e investimeve ndër vite dhe dëmtimi i argjinaturës kanë sjellë situatën me të cilën përballemi në këtë zonë, vit pas viti. Deri më sot janë kryer punime minimale për mbrojtjen nga erozioni të brigjeve të lumit, por në asnjë rast nuk mund të lihej pa menduar një zgjidhje afatgjatë për zonën këtu. Zbatimi i këtij projekti, i cili në kushte të tjera do të kishte kushtuar miliona euro, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të FA do të kushtojë shumë herë më pak. Ka ardhur koha, tha ajo, që nën shembullin e Fierit dhe të këtij projekti të mirë koordinues mes të gjithëve ne, të vendosim një standard të ri në menaxhimin e emergjencave përmes nismave që parandalojnë pasojate motit të keq.

Olta Xhaçka, Ministria e Mbrojtjes

Teksa inspektoi argjinaturën e kanalit të Martinë, Xhaçka vuri në dukje në dukje punën e bërë nga forcat e ushtrisë dhe emergjencat civile ndërkohë që ka kërkuar prej tyre monitorimin e situatës në çdo moment.

 Vërejmë një tendencë të shumë prej strukturave vendore që nuk e bëjnë siç duhet monitorimin e vazhdueshëm të territorit në juridiksionin e tyre, nuk bëjnë vlerësime të sakta për shkallën e emergjencës, si dhe nuk reagojnë në kohë me kapacitetet e tyre, por gjejnë rrugën më të shkurtër, duke thirrur për ndihmë Forcat e Armatosura. Nuk është e drejtë dhe nuk është aspak racionale që për çdo rast, qoftë edhe për një situatë lehtësisht të menaxhueshme nga strukturat lokale, të thërriten Forcat e Armatosura. Kjo sjell një konsum të kuptueshëm sa herë që ushtria lëviz. Të gjitha rëndojnë mbi xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Olta Xhaçka, Ministria e Mbrojtjes

Ndërsa, garantoi se Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të përmbushin misionin e tyre, Xhaçka bëri me dije se Ministria e Mbrojtjes është në procesin e rishikimit të ligjit për Emergjencat Civile, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e komunitetit, dhe pushtetit vendor për të parandaluar situatat që kërcënojnë jetën e banorëve në zonat e rrezikuara nga zjarret dhe vërshimi i ujërave .

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja