KORCE- I cilësuar si një prej akseve më problematike, Drejtoria e Rrugëve ka nisur punën për rikonstruksionin e aksit Korcë-Ersekë. Ky aks ishte kthyer në makth për drejtuesit e mjeteve, të cilët kishin pasoja të rënda në automjetet e tyre sa herë kalonin ne kete rruge.

Së shpejti makthi i drejtuesve të automjeteve që kalojnë përgjatë këtij aksi do të marrë fund. Ky segment rrugor po i nënshtrohet rikonstruksionit për sistemimin, zgjerimi dhe vendosjen e veprave të artit.

Afati përfundimtar për këto punime është qershori i vitit 2015, ndërsa pritet që distanca nga Korça në Ersekë të mos jetë më shumë se 35 km.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)