Nis rehabilitimi i basenit të Bovillës, Koka: Me rëndësi për cilësinë e ujit

TIRANE-Vëmendja e Ministrisë së Mjedisit është e përqendruar tek Parqet kombëtare dhe zonat e mbrojtura.
Në vijim të shumë projekteve të tjera rehabilituese, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka përuroi sot fillimin e rehabilitimit të zonës përreth Bovillës, pjesë e Parkut Kombëtar "Mali i Dajtit" në rrethin e Krujës. Rehabilitimi i basenit të Bovillës ka një rëndësi të jashtëzakonshme pasi mjedisi përreth ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e ujit të pijshëm për banorët e kryeqytetit", tha ministri Koka i cili mbolli fidanin e parë duke hapur kështu edhe procesin e mbjelljes së fidanëve.
Rehabilitimi konsiston në ripyllëzimin e 25 hektarëve me lloje të pishave mesdhetare, plot 63 mijë fidanë.
Ripyllëzimi do të kryhet brenda sipërfaqes së Parkut Kombëtar "Mali i Dajtit", pjesa e rrethit të Krujës, kryesisht në zonën e Bovillës.
Mbjellja e fidanëve ka për qëllim mbrojtjen e basenit ujëmbledhës të Bovillës dhe permiresimin e cilësisë e ujit te pijshëm për banoret e qytetit të Tiranës dhe të zonave përreth.
Mbjellja e fidanëve 2 vjecarë do të mbarojë deri në fund të muajit nëntor. Zona rreth basenit ujëmbledhës së Bovillës është degraduar vit pas viti si nga erozioni ashtu edhe nga prerjet e paligjshme të druve.
Ripyllëzimi i saj me fidanët e rinj të pishave mesdhetare do të bëjë që në të ardhmen të shmanget një nga nga problematikat kyce të kësaj zone me rëndësi të veçantë./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës