TIRANE - Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili po kryen punime në segmentin rrugor "Rrethrrotullimi i Doganës - Mbikalimi i Kasharit" njofton drejtuesit e automjeteve se duke filluar nga sot deri me 20 prill është parashikuar të kryhen punime për riveshjen me asfalt në drejtimin "Tiranë-Vorë". Devijimi i trafikut fillon para mbikalimit të Kamzës për në rrugën dytësore, drejtimi Tiranë- Vorë deri tek mbikalimi i Kasharit.
Gjatë kësaj periudhe rruga dytësore do të ketë vetëm një kah lëvizje drejtimi "Tiranë-Vorë". "Me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale rrugore dhe të garantimit të rrjedhshmërisë së sigurtë për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës ju lutemi të gjithë drejtuesve të mjeteve që për arsye nga më të ndryshmet lëvizin në këtë segment, të tregojnë kujdesin maksimal", bën të ditur FSHZH, përmes një njoftimi për shtyp.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore ka marrë të gjitha masat për lehtësimin e lëvizjes së trafikut gjatë këtyre punimeve. Nga ana e firmës zbatuese janë marrë të gjitha masat në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për paralajmërimin e vendit të kantierit ku kryhen këto punime, duke vendosur sinjalizimet e duhura për njoftimin dhe marrjen e masave nga ana e drejtuesve të mjeteve.
Prej ngushtimeve të domosdoshme të trungut të rrugës në këtë pjesë për krijimin e hapësirës së duhur për realizimin e punimeve, drejtuesit e mjeteve apelohen të drejtojnë mjetin me kujdesin maksimal dhe me shpejtësi të moderuar për shmangien e çdo të papriture gjatë kalimit në këtë segment rrugor./ATSH/
/Shqiptarja.com