LUSHNJE- Falë një fondi prej 30 milionë lekësh të reja të akorduar disa muaj më parë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, dhe vendimit të Këshillit Bashkiak të Lushnjës, ka nisur investimi për rikonstruksionin e 22 banesave të familjeve rome në lagjen “Savër”.
Vetë kreu i bashkisë së Lushnjës Fatos Tushe ka inspektuar ditën e sotme punimet që po kryhen në këto shtëpi, duke u shprehur se shumë shpejt këto familje rome do të kenë një strehë të re dhe mjaft më komode ku mund të jetojnë.
Disa prej familjeve rome që kanë emrin për të përfituar nga rikonstruksioni i banesave, shprehen se këto investime në fakt nuk po i përfitojnë ata, por të zotët e shtëpive ku ata rrinë përkohësisht, pasi vetë nuk disponojnë një banesë.
Kjo sipas tyre iu heq të drejtën e statusit të të pastrehëve dhe nuk kanë të drejtë që të përfitojnë një banesë të tyren.
“Shtëpia nuk është e imja, si emër erdhi për ta riparuar po ca do riparojë këtu se tjetri vjen nesër dhe më nxjerr, nesër pasnesër s’mund t’i kërkoj ndihmë bashkisë se ai thotë që ta kam dhënë”, thotë një banore.
Lidhur me këtë ankesë të këtyre familjeve, kreu i bashkisë Fatos Tushe përgjigjet “Ky është një problem tjetër në lidhje me regjistrimin e këtyre banesave. Është kërkuar dhe janë bërë takime të herëpashershme duke mos patur mundësinë për të bërë regjistrimin pranë zyrave të hipotekës, por nuk ka lidhje me nxjerrjen apo jo jashtë të këtyre banorëve, këto janë pjesë e komunitetit rom që përfitojnë nga ky investim.
Lagjja “Savër” në qytetin e Lushnjës është e banuar kryesisht me banorë të komunitetit rom dhe është një ndër lagjet më të varfra të qytetit të Lushnjës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO