Nis rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq, Veliaj: Investimi ndihmon në transport dhe turizëm

Nis rikonstruksioni i rrugës Kombinat-Ndroq, Veliaj: Investimi ndihmon në transport dhe turizëm

Këtë verë, qytetarët e Tiranës do të kenë një tjetër alternativë për të shkuar në plazhin e Durrësit apo drejt jugut. Krahas autostradës Tiranë-Durrës, edhe rruga e vjetër Tiranë-Ndroq do të jetë shumë shpejt funksionale, në një gjendje shumë më të mirë për mjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Bashkia e Tiranës kanë nisur sot punimet për rikonstruksionin e rrugës së vjetër, që lidh Tiranën me Durrësin. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan punimet në rrugë, ndërsa theksuan se rruga do jetë në shërbim të banorëve me kushte shumë më të mira gjatë kësaj vere.

“Është fundjavë, temperatura afër 40 gradë, por bashkë me Blerinën ndihem shumë mirë për faktin se po vlon puna në kantierin e ARRSH-së, përgjatë rrugës Tiranë-Ndroq. Është një rrugë e cila ka pasur prej kohësh nevojë për një dorë, kështu që po bashkojmë forcat. ARRSH-ja do bëjë aksin kryesor, të gjitha riparimet e nevojshme, ndërsa bashkia do të bëjë të gjitha kthesat dhe qafat e rrugëve. Do punojmë gjithashtu për skarpatat”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se ajo do t’i shërbejë, si banorëve të zonës për t’u lidhur me Tiranën dhe tregun, por edhe pushuesve. “Është një rrugë që ka marrë jashtëzakonisht zhvillim. Shohim se në këtë mandat është bërë jo vetëm industriale, por edhe për agroturizëm dhe bujqësi. Duke qenë se me mbarimin e zgjedhjeve në datë 30 qershor, pastaj fillon sezoni turistik, pra është koha kur shumica e Tiranës largohet për të shkuar në plazh, ne parashikojmë që një pjesë e fluksit të përdorë segmentin e Tiranë-Ndroq. Jo vetëm kaq, por shumë prej perimeve, frutave, produkteve që shkojnë në tryezat e Tiranës, duhet të kalojnë nga kjo rrugë”, u shpreh Veliaj.

Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për vështirësitë që mund të hasin gjatë kryerjes së punimeve, ndërsa bëri të ditur se shumica e punës do të mbarojë brenda një kohe të shkurtër. “Brenda 20 ditësh, tre javë, do të kenë mbaruar le të themi riparimet kryesore, pastaj do të shfrytëzojmë gjithë korrikun-gushtin, kur Tirana është më e zbrazur dhe ka më pak trafik, që të sigurohemi që kur secili të kthehet nga plazhet të gjejë jo vetëm akset kryesore, por edhe rrugët e mëhallës së vet, shumë më të mira seç i la përpara se të mbaronin votimet dhe të shkonin për pushime”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti deklaroi se premtimi po bëhet sot realitet. Ajo nënvizoi se Bashkia e Tiranës dhe Qeveria do të jenë gjithnjë në krah të qytetarëve dhe nuk do t’i braktisin ata, siç bëri opozita, duke lënë në mes kontratën. “Më përpara kjo rrugë ka qenë thjesht për banorët e zonës, tashmë është një pikë kryesore e bashkimit të qytetit të Durrësit dhe Tiranës, duke u shfrytëzuar jo vetëm gjatë kohës së verës, por gjatë gjithë stinës. Pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se ku kemi shtëpinë, ku vendos të kesh biznesin, ku do të zhvillosh ekonominë lokale, ku do të krijosh vende më shumë pune, bashkia gjendet aty, qeveria po ashtu, me investimet e duhura sepse vëmendjen e kemi drejt qytetarëve dhe nuk e kemi vëmendjen drejt atyre që kanë vendosur ta lënë në mes kontratën me qytetarët”, tha Gjylameti.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 15/06/2019 15:35

    Me ne fund nje aks absolutisht i domosdishem jo vetem per banoret e jetij aksi por per mbare automjetet e jugut.Ky investim duhet te ishte bere oara rruges kombut dhe ajseve te thera se lidh mbi gjysmen e popullates se Republikes Urime per zonhen Qato qe pi tregon aftesute dhe menaxim shume te mure te ARRSH qe oer mua duhet hetuar qe nga thmelimi i tij.Ne ka korrypsion galopant kriminal ky eshte ne infrastrukture

    Përgjigju
  • Kreshniku: 15/06/2019 14:08

    Po deri tek Plepap kur do filloj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja