“Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetikë përfitojnë tashmë falas fishat e diabetit, duke i kursyer buxheteve familjare 1.2 milion lekë të vjetra në vit. Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë por kemi menduar për procedurë sa më lehtësuese për marrjen e tyre, në mënyrë që pacientët mos të vijnë të gjithë në Tiranë, por të kenë mundësi ti marrin pranë vendbanimeve të tyre”, tha ministrja Manastirliu.
Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj apo çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku I familjes, pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, pranë vendbanimeve të tyre.
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)