"Zyrtarisht balerinë profesioniste e Amici di Maria De Filippi", ky ka qenë lajmi i gëzueshëm që Klaudia Pepa ka zgjedhur ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Balerina shqiptare pas eksperiencës në talent-show "Amici", ku u vlerësua dhe komentua pozitivisht nga profesionistët, tashmë është pjesë e balerinëve profesionistë të spektaklit. Klaudias iu bë kjo ofertë menjëherë pas përfundimit të garës, ku bukuroshja e talentuar spikati deri në finale.

Angazhimi i saj në shtetin fqinj do ta mbajë larg Shqipërisë për ca kohë, por se sa...nuk e dimë.
klaudia pepa
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)