Në seancën e sotme në GJKKO të zhvilluar për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajoxa Xoxa e të pandehurve të tjerë, u vendos pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, biznesmenin Elman Abule dhe policin e Burgjeve Fatjon Baci.
Gjithashtu ish-deputeti i PS-së Plarent Ndreca, është avokati i ri i kryebashkiakut, i legjitimuar me vendim të treshes së gjyqtarëve Ëngjëllushe Tahiri kryesuese, Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj, pas kundërshtimit të SPAK. Në sallë prezente ka qenë dhe avokatja kryesisht Valentina Todoresku, ndërsa Veliaj mungoi.
Dyshja e prokurorëve Altin Dumani dhe Ols Dado argumentuan qëndrimin e tyre duke thënë se Ndreca, gjatë fazës paraprake të hetimeve për kryebashkiakun, është marrë në pyetje si person në dijeni për çështjen.
Altin Dumani: Plarent Ndreca është pyetur në fazën e hetimit paraprak dhe jemi në kushtet ku nuk mund të legjitimohet si mbrojtës.
Plarent Ndreca: Kam një kërkesë si detyrim ligjor. Në vlerësim të ligjit, nuk jemi në kushtet e papajtueshmërisë. Nuk përbëjnë provë të dhënat e hetimit paraprak. Unë jam pyetur për njohjet me Veliajn dhe Xoxën, por edhe për kompani, nëse kam njohje, por nuk rezulton. Jam pyetur për një foto që është gjetur në zyrat e Xoxës, por unë nuk kam pasur lidhje. Thëniet që unë kam bërë s’kanë lidhje me këtë proces dhe nuk cenojnë interesin e gjykimit. Nuk jemi në kushte papajtueshmërie.
Sakaq, seanca u shty për mungesë të avokates së biznesmenit Meriman Palushi, ndërsa debatet mes prokurorëve të posaçëm dhe avokatëve mbrojtës të kryebashkiakut. Shkak është bërë kërkesa e Ndrecës për të tërhequr aktet hetimore të shoqëruara (28 mijë faqe nga dosja) me procesverbal, që aktualisht ndodhen në një dhomë në paraburgimin e Durrësit, ku i janë dorëzuar Veliajt fizikisht më 11 Mars.
Pjesë nga diskutimet në seancë
Ols Dado: Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH. Ka qenë reagim jo etik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri tek drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët “Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.” Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim.
Aktet i janë dorëzuar në formë të skanuar që më 24 korrik 2025. Ka 8 muaj që i ka marrë. Ka pasur të gjitha mundësitë për t’u njohur me aktet. Erion Veliaj, në më shumë se një rast në kërkesat për zëvendësim mase, thotë se ka gjetur në fashikuj shkresa kontrate, pra ai i ka lexuar aktet. Ose i ka njohur, ose e kanë njohur avokatët me aktet, pra është në përputhshmëri. Megjithatë, gjykata ka vendosur t’ia dorëzojë. Tani del që do riinventarizohen; këtë kërkon që të shtyjë procesin, që ta kthejë procesin mbrapa në kohë?
Ndreca: Merrni masa që i pandehuri, bashkë me avokatin, të marrë aktet. Aktet ai i ka marrë, po s’e di. Hajde merri. Por nuk i thuhet “na merri, ja ku i ke”. Ata kanë shkuar pa njoftuar fare. I kanë thënë në qeli, jo në dhomë pritjeje: “Merri, ja ku i ke”. Ka një vit në burg. Patjetër që përfshihet nga emocione dhe do të ketë reagim. Si jepen aktet pa procesverbal? Aktet duhet të ballafaqohen dhe të njihet në mënyrë reale me to. Jam vetë i gatshëm që të jem prezent për të asistuar klientin dhe t’i marrë ashtu siç duhet.
Altin Dumani: BKH nuk është urdhëruar nga gjykata për ta njohur me aktet. Ki kujdes kur përmend agjentët e BKH dhe mënyrën si u drejtohesh. Kanë zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ka akte “hopshe”; bëj verifikimin dhe shko njihu me fashikujt. Mos improvizo situata që nuk ekzistojnë. Ne flasim me akte, jo me hamendje si ju.
Ols Dado: Në fashikuj ekziston inventari dhe e keni aty. Shkoni dhe merreni.
Kërkesa e avokatit Ndreca është rrëzuar nga GJKKO me argumentin se ripërsëritja e procedurës së dorëzimit të akteve është i panevojshëm pasi janë të dorëzuara dhe të regjistruara. Seanca e radhës është caktuar më datë 1 prill në orën 09:00.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK dërgoi kërkesën për të kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë. Ndaj Veliajt janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Për rastet e dyshuara të korrupsionit, prokuroria thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga disa kompani të cilat kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, njëjtë si Erion Veliaj dhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave. Biznesmenët akuzohen për korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Ish-deputetja Klotilda Bushka akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Ditën e sotme Gjykata e Posaçme legjitimoi ish-deputetin Plarent Ndreca si avokat të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gjatë fjalës së tij para mediave, Ndreca ka deklaruar se prokukorët e SPAK nuk pranojnë që të dorëzojnë aktet hetimore me një procesverbal dhe një inventar te Veliaj apo te përfaqësuesit e tij ligjorë.
Po ashtu Ndreca theksoi se për të garantuar mbrojtjen e Veliajt, është themelore vënia në dispozicion nga ana e SPAK e akteve hetimore, në përputhje me praktikat e njohura dhe të përcaktuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.
“Asnjëri nga ata nuk pranon të na japë në dorëzim aktet me një procesverbal dhe një inventar. Saga që ju përmendni me të drejtë është në dëm të Veliajt dhe të qytetit të Tiranës. Kjo nuk do të thotë që ne të anashkalojmë procesin që janë të mirënjohura dhe të përcaktuara tashmë në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe në Kushtetutë dhe nga e cila buron edhe e drejta për t’u njohur siç duhet me aktin dhe për të garantuar mbrojtjen.
Unë do pres si do e menazhojë dhënien e akteve prokuroria. Ne kemi vullnetin e plotë për të qëndruar aty dhe për të marrë aktet. Gjykata tha se ka një inventar, ne nuk e dimë, por meqë Gjykata e tha, le të vijë dikush në prezencën tonë dhe të çekojmë, sepse ekziston mundësia që të mos jenë në përputhje me inventarin”, tha Ndreca.
Ndërkohë një gazetare e pyeti Ndrecën lidhur me një procesverbal të firmosur nga prokurorët e SPAK, të cilët pretendojnë një sjellje jo serioze nga ana e Veliajt gjatë dorëzimit të akteve nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
“Dy prokurorët e SPAK lexuan procesverbalin mbi sjelljen e Veliajt gjatë dorëzimit të fashikujve. A jeni në dijeni për ato që prokurorët lexuan në gjykatë mbi ofendimin e prokurorëve nga ana e kryebashkiakut?”, pyeti gazetarja.
Lidhur me këtë pyetje, Ndreca tha se procesverbali i firmosur nga prokurorët është i njëanshëm, pasi nuk ka marrë firmën e Veliajt apo të avokatit të tij.
Ai shtoi gjithashtu se në procesverbalin e firmosur nga prokurorët e SPAK, nuk thuhet se Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë shkuar në qelinë ku qëndron Erion Veliaj pa e njoftuar kryebashkiakun apo avokaten e tij kryesisht.
“Ai është një procesverbal i njëanshëm, por prokurorët nuk thanë se çfarë sjellje kanë bërë Oficerët e Policisë Gjyqësore. Nuk thanë që OPGJ kanë shkuar pa njoftim të Veliajt dhe të avokates kryesisht. Dhe në qeli, ku nuk lejohet të hyjë askush. Procesverbali është i njëanshëm sepse ka vetëm firmat e prokurorëve, jo të Veliajt apo të avokatit të tij.
Avokati asiston kudo klientin, për më tepër për çështje të kësaj natyre. I pandehuri ka të drejtë të kërkojë gjithmonë asistimin juridik nga një mbrojtës. Veliaj ka detyrimin kushtetues të garantojë një proces të rregullt ligjor”, shtoi më tej Ndreca.

Në seancën e radhës në GJKKO ka pasur debate mes dy prokurorëve të SPAK Altin Dumani dhe Olsi Dado, me avokatët mbrojtës të Veliajt. Shkak është bërë kërkesa e Ndrecës për të tërhequr aktet hetimore të shoqëruara (28 mijë faqe nga dosja) me procesverbal, që aktualisht ndodhen në një dhomë në paraburgimin e Durrësit, ku i janë dorëzuar Veliajt fizikisht më 11 Mars.
Prokurori Dado ka thënë në seancë se ditën kur hetuesit e BKH-së kanë shkuar në paraburgimin e Durrësit për t’i dorëzuar Veliajt aktet hetimore, janë përballur me një sjellje kundërshtuese dhe fyese nga ana e kryebashkiakut.
Pjesë nga diskutimet në seancë
Ols Dado: Procesverbali e thotë qartë. Në zbatim të urdhrit kanë shkuar në IEVP Durrës dhe kanë kontaktuar me Erion Veliaj. Që në fillim, Erion Veliaj ka shfaqur sjellje kundërshtuese, edhe fyese ndaj hetuesve të BKH. Ka qenë reagim jo etik dhe fyes, duke refuzuar të marrë aktet. Në këto kushte është larguar dhe ka vënë në dijeni të gjithë zinxhirin në burg, që nga juristët e deri tek drejtuesit. Ata të gjithë së bashku kanë shkuar t’i sqarojnë Erion Veliajt arsyen. Është kundërshtuar dhe Veliaj i është drejtuar me fjalët “Gruaja ime abortoi dy herë. Më keni shkatërruar. Ols Dado ka 30 apartamente. Ky pis, abortin e dy fëmijëve të mi s’kam për ta falur.” Më pas, në një dhomë janë vendosur nga Samet Gurguri dhe juristët e IEVP dokumentet dhe aktet në paraburgim.
Aktet i janë dorëzuar në formë të skanuar që më 24 korrik 2025. Ka 8 muaj që i ka marrë. Ka pasur të gjitha mundësitë për t’u njohur me aktet. Erion Veliaj, në më shumë se një rast në kërkesat për zëvendësim mase, thotë se ka gjetur në fashikuj shkresa kontrate, pra ai i ka lexuar aktet. Ose i ka njohur, ose e kanë njohur avokatët me aktet, pra është në përputhshmëri. Megjithatë, gjykata ka vendosur t’ia dorëzojë. Tani del që do riinventarizohen; këtë kërkon që të shtyjë procesin, që ta kthejë procesin mbrapa në kohë?
Ndreca: Merrni masa që i pandehuri, bashkë me avokatin, të marrë aktet. Aktet ai i ka marrë, po s’e di. Hajde merri. Por nuk i thuhet “na merri, ja ku i ke”. Ata kanë shkuar pa njoftuar fare. I kanë thënë në qeli, jo në dhomë pritjeje: “Merri, ja ku i ke”. Ka një vit në burg. Patjetër që përfshihet nga emocione dhe do të ketë reagim. Si jepen aktet pa procesverbal? Aktet duhet të ballafaqohen dhe të njihet në mënyrë reale me to. Jam vetë i gatshëm që të jem prezent për të asistuar klientin dhe t’i marrë ashtu siç duhet.
Altin Dumani: BKH nuk është urdhëruar nga gjykata për ta njohur me aktet. Ki kujdes kur përmend agjentët e BKH dhe mënyrën si u drejtohesh. Kanë zbatuar vendimin e gjykatës. Nuk ka akte “hopshe”; bëj verifikimin dhe shko njihu me fashikujt. Mos improvizo situata që nuk ekzistojnë. Ne flasim me akte, jo me hamendje si ju.
Ols Dado: Në fashikuj ekziston inventari dhe e keni aty. Shkoni dhe merreni.
Komente











avokati i ktij eshte per vete per burg. bir selman i nones
Përgjigju