Apeli rrëzon kërkesën për lirimin nga burgu/ Izet Haxhia: Çështja ime trajtohet politikisht, s'i jam shmangur drejtësisë

TIRANË- 21 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu, me argumentin se i ka mbaruar afati i paraburgimit. Burime për Report Tv nga brenda sallës së gjyqit bëjnë me dije se Haxhia ka pretenduar se çështja e tij po trajtohet politikisht.

"Unë nuk i jam shmangur drejtësisë, për t'u përballur me drejtësinë vendosa të kthehem në Shqipëri dhe të përballem me akuzat. Kërkoj nga ju të jeni të paanshëm dhe të jepni vendime të drejta pasi çështja ime trajtohet dhe politikisht", mësohet të ketë thënë brenda sallës së gjyqit Izet Haxhia.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, në mbyllje të kësaj seancë gjyqësore, avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri ka dhënë argumente se përse vendimi i gjykatës së Apelit, për të ka qenë krejtësisht i gabuar, ose siç i e quajti një "gafë juridike". Duke u ndalur tek vijimësia e këtij procesi, Beqiri tha se do ta çojë çështjen edhe në Gjykatën e Lartë, kur kjo e fundit të jetë funksionale.

"Gjykimi vazhdon. Tani gjykimet është për ndryshimin e masës së sigurimit, po gjykata e shkallës së parë dhe ajo e Apelti ende nuk po çlirohen nga të qenura të varura nga opinioni, nga shtypi, nga politika për rrjedhojë nuk japin një vendim juridik. Masa e arrestit duhet të shuhej sot. Por Apeli i anashkalon se çfarë ka vuajtur ky njeri në Turqi. 4 vjet e 4 muaj që në Shqipëri llogariten si 13 vite. Në Shqipëri, ishte në arrest shtëpie dhe kjo burg quhet. Haxhai e ka vuajtur burgun. Sot Gjykata bëri gafa të rëndë juridike. Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Lartë, kur ajo të funkionojë", tha Beqiri.

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, më 26 korrik e cila vendosi të rrëzojë kërkesën e disatë të të pandehurit. Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që vrasja e ish-deputetit Azem Hajdari të përfaqësohet në gjyq nga Krimet e Rënda pasi sipas saj vrasja e ish-deputetit nuk është kompetencë e tyre. Kërkesa është bërë dje në seancën e 7-të nga dy prokurorët ndërsa pritet që më 20 shtator Gjykata Penale të vendosë nëse do ta mbajë ajo apo do të shpallë mos-kompetencën.

Izet Haxhia në sallën e gjyqit

Izet Haxhia ka qenë truprojë e Sali Berishës, deri në vitin 1998 gjatë kohës që Berisha ka mbajtur postin e Presidentit të Republikës. Ai është dënuar në mungesë me 25 vjet heqje lirie për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vrasjes së Hajdarit, Haxhia u arratis për të qëndruar afro dy dekada në Turqi nga ku dhe ekstradua më 8 Maj 2018.

Pas mbërritjes në Tiranë ai kërkoi rivendosje në afat dhe rigjykim, kërkesa të cilat u pranuan dhe procesi ndaj tij është rihapur më një tjetër trupë gjykues në Dhomën Penale të kryeqytetit.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja