Kuvendi/ Denaj: Një vit i vështirë, ndihmuam bizneset e vogla! Aeroporti i Rinasit, Balluku: Situata në aviacion prej COVID e vështirë, duhet respektuar angazhimi i koncesionarit të ri

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një interpelancë të Ministres së Ekonomisë Anila Denaj e thirrur nga deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi lidhur me situatën ekonomike dhe sfidat që po përballet vendi. Ministrja foli për ndikimin e pandemisë së koronavirusit në ekonominë gjatë vitit të kaluar duke u shprehur se pavarësisht krizës së krijuar, qeveria arriti ta përballojë. Sipas saj, qeveria ka ndihmuar bizneset e vogla përmes instrumenteve të ndryshme ekonomike, si paga e luftës apo garancive sovrane.

Deputeti Artur Roshi ka shtruar disa problematika të tjera të ekonomisë ku sipas tij, shumë persona që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe jetojnë në çadra, paguajnë ende taksa për pronën e tyre të shkatërruar. Një tjetër problematikë sipas Roshit, është TVSH-ja për ushqimet për të cilën thotë se është katërfish më e lartë se vendet e rajonit, madje dhe më e lartë se në Itali.

Përveç diskutimeve nga rendi i ditës, deputetët socialistë kanë kritikuar programin politik të PD-së të prezantuar deri më tani. Deputeti Ilir Beqja u shpreh se Basha synon të rrisë taksën mbi farmacistët në 0.5% ndërkohë që ajo është 0, ndërsa Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj e ka cilësuar programin si një version i përmirësuar i programit të Sudes të disa viteve më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Programi i PD-së, Ahmetaj: Një version i ri i programit të Sudes, është tallëse

1612786889_arbenahmetaj.jpg

Ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka kritikuar programin e PD-së me të cilën pritet të hyjë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai e ka cilësuar si një version i përmirësuar i programit të Sudes të disa viteve më parë.

"Defiçiti i skemës së pensioneve, të rrëzohet dhe të shkojë gati në 800 mln dollarë baraz me kontributet dhe do të thotë që 650 mijë qytetarë pensionistë të rrezikojnë të ngelen pa pension. Këtu nuk po llogaris rritjen hipotetike gënjeshtare që rrëzon reformën me minimalisht me 5%. Është një program tallëse. E mbani mend parrullën 'Me ne fitojnë të gjithë' të PD-së dhe përfunduan tek Sudja. Është e njëjta gjë, me ne fiton Shqipëria. Programi tregon që me ta, Shqipëria do falimentonte që në vitin e dytë. Dua tju kujtoj, e keni parë se çfarë thonë, do sigurojmë tekste falas për nxënësit deri në klasën e 9-të. Pastaj dikush konfuzohet dhe thonë deri në fund të gjimnazit. Ne kemi 2 vjet që paguajmë libra. Është serioze kjo që vjen një parti politike me demek ka menduar një vit e gjysmë për programin dhe vjen dhe sjell programin e Sudes. Është varianti i përmirësuar i Sudes që 'Me ne fitojnë të gjithë, por më pas të gjithë shkojnë në greminë" - tha Ahmetaj.

Ora 11:57
Zgjedhjet e 25 prillit, Hajdari: Partitë politike ping-pong me qytetarët! U kërkojnë votën e më pas i braktisin

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari deklaroi se qytetarët çdo ditë e më shumë zhgënjehen nga politika dhe partitë të cilët u kërkojnë votën e më pas i braktisin.

Sipas saj, partitë politike luajnë ping-pong me qytetarët duke i afruar pranë tyre për t'i kërkuar votën, dhe më pas i pasojnë tek të tjerat.

"Dua të flas sot me qytetarët që më ndjekin, të trajtoj problemin e varfërisë dhe papunësisë. Qytetarët në fshatra kanë një realitet të vështirë. Në një anë, atyre u kërkohet që të bëhen matrapazë apo anëtarë partie në mënyrë që të kapin një punë. Kjo taktikë e shëmtuar që kanë ndjekur politikanët kanë dëmtuar figurën e një qytetari të ndershëm. Sa herë që qytetarët zhgënjehen, u kërkohet vota nga partitë, në fund të katër vjeçarit lihen në mes të rrugës. E njëjta gjë ndodh edhe me partitë e tjera. Bëhet ping-pong e partive. Edhe nëse qytetarët nuk bëhen pjesë partie, edhe ai ndëshkohet. Ju i keni ndëshkuar qytetarët, u keni dhënë qytetarëve krimin, mafies që ecin në qytetin e Elbasanit, Librazhdit, Belshit dhe ecin me makina luksoze. I keni mashtruar, dhe i mashtroni në prag të zgjedhjeve për tu vjedhur votën. Ju do i hiqni bukën e gojës nëse nuk ju japin votë. Qytetarët e këtyre qarqeve nuk kanë gjërat më elementare. Paguajnë taksa por nuk kanë asnjë kusht.

Ora 11:47
Plani i Shëndetësisë i PD-së, Beqja: Shumica e farmacistëve kanë taksa 0, Basha do ua bënte 0.5%

1612781337_Screenshot3.jpg

Deputeti i PS-së, Ilir Beqja ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Basha lidhur me deklaratat e këtij të fundit mbi mafian e produkteve farmaceutike. Deputeti socialist thotë se produktet farmaceutike vijnë ende nga kompani njësoj si para vitit 2013, kur Basha ishte Ministër i Brendshëm dhe se në atë kohë nuk i përmendte fare. Ndërkohë lidhur me planin e PD-së, Beqja thotë se Basha synon të rrisë taksën mbi farmacistët në 0.5% ndërkohë që ajo është 0.

"Basha thotë se produktet farmaceutike menaxhohet nga mafia e farmacive. Basha ka qenë Ministër i Brendshëm. Importuesit e produkteve farmaceutike janë të njëjta që prej vitit 2013. Ai lejoi që barnat të kushtojnë më shtrenjtë. Tashmë ato janë 40% më lirë dhe me cilësi më të mirë. Lulzim Basha nuk ua tregoi planin e tyre farmacistëve. Shumica e farmacistëve kanë taksa 0 ndërsa Basha do ua bënte 0.5%" - tha Beqja.

Ora 11:27
Murrizi në Kuvend: Të bëhen publike deklarimet e pasurisë së deputetëve! Qeveria na hapi barkun, një në Facebook e një duke gatuar

Duke folur nga Kuveni, deputeti i opozitës, Muslim Murrizi ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, por nuk ka përjashtuar dhe opozitën jashtëparlamentit.

Murrizi kërkoi nga ILDKPI të bëjë publike deklarimet e pausurisë të bëra nga deputetët në sallë.

“Na hapët barkun se ju shef varavingo me Facebook-un ndezur. Ju nga një krah dhe ai tjetri duke gatuar në tenxhere të groshës në krah tjetër. Ju bamirës të mëdhenj. Ju që inspektoni rrugë. Ju nuk bëni një sadaka. As aeroportin e Kukësit nuk e bëni ju. Ku edhe dasmën keni thënë na e bën nëna, njëri thotë na e bëri gjyshja. Nga i gjeni të ardhurat ju? I bëjnë shqiptarët, ata hallexhinj që paguajnë çdo ditë çmimet më të shtrenjta. I bëjnë ata 2 milion shqiptarë që u dhatë rrugën dhe i shpërndatë si zogjtë e korbit. Pse të juajat janë ato? Ftoj ILDKP ti bëj publike deklaratat e pasurisë të çdo personi të kësaj salle”, tha Murrizi.

Ora 11:15
Koncesioni për aeroportin e Rinasit/ Balluku në Kuvend: Situata në aviacion prej COVID shumë e vështirë, duhet respektuar angazhimi i koncesionarit i ri

 

Në rast se bota do të çlirohet nga COVID-19 këtë verë atëherë fluksi që ishte i fluturimeve do të rikthehet në situatën si ishte para pandemisë vetëm në vitin 2025. Nëse kjo nuk ndodh dhe N kjo verë do të digjet për Evropën dhe do të kalojmë në kushte kur situatën e para pandemisë do të kemi vetëm në vitin 2029.

Deklaratën e bërë në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku teksa foli për koncesionin e ri për Aeroportin e Rinas.

Për këtë arsye sipas saj në këto momente duhet respektuar i gjithë guximi i koncesionarit.

Ballaku tha gjithashtu se me kalimin nga kinezët te kompania 'Kastrati Group' parashikohet që të bëhet një investim prej 99 milionë eurosh, investime që do të shtojnë shërbimet dhe rrisin sigurinë.

Ballaku u shpreh se në këtë kontratë është vendosur me nene përkatëse penalitetet në vlerë monetare e deri në heqje të së drejtës së koncesionit ndaj shoqërisë, nëse nuk realizon angazhimet e marra në kontratë.

Ora 10:35
Roshi: Banorët e prekur nga tërmeti, paguajnë taksa për pronën që iu shkatërrua! TVSH-ja për ushqimet, 4-fish më e lartë se vendet e rajonit

1612775233_Screenshot1.jpg

Deputeti Artur Roshi ka shtruar disa problematika të tjera të ekonomisë ku sipas tij, shumë persona që iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe jetojnë në çadra, paguajnë ende taksa për pronën e tyre të shkatërruar.

Një tjetër problematikë sipas Roshit, është TVSH-ja për ushqimet për të cilën thotë se është katërfish më e lartë se vendet e rajonit, madje dhe më e lartë se në Itali.

"Ndërsa qytetarët me banesa të dëmtuara nga tërmetet, jetojnë në çadra, paguajnë ujë e drita dhe taksën e pronës, për një pronë që u shkatërrua nga tërmeti. Është një arbitraritet që dinë ta bëjnë vetëm të majtët.TVSH për ushqimet është katërfish mës e lartë. Jo vetëm e lartë në rajon, por edhe më e lartë se në Itali. Ndaj dhe qytetarët që jetojnë pranë kufijve shkojnë në shtetet e tjera për të bërë pazarin" - tha Roshi.

Ora 10:25
Ekonomia, Denaj: Gjatë pandemisë, bizneset u ndihmuan përmes garancive sovrane e pagave të luftës! Numri i të punësuarve, më i lartë në 2020 (VIDEO)

Ministrja Anila Denaj ka folur për ekonominë gjatë vitit 2020 për të cilën u shpreh se ka qenë e vështirë, por me ndihmën e qeverisë përmes instrumenteve ekonomike ka bërë që t'i bëhet ballë kësaj krize.

Sipas saj, qeveria ka ndihmuar bizneset e vogla duke eleminuar disa taksa ndërsa për papunësinë, ajo bëri një krahasim mes viteve 2019 dhe 2020. Denaj u shpreh se në dhjetor të 2020 ishin mbi 689 mijë të punësuar ndërsa në 2019 ishin 688 mijë të punësuar.

"Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë. Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë. Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa. Vitin që shkoi, në vlerën neto të regjistrim, çregjistrim, kemi një situatë me neto pozitiv 203 neto. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë por masat e marra kanë bërë të mundur që të mos mbyllen bizneset. Në raport me likuiditetin theksoj, se ne kemi marrë masa për riskedulimin e tatim-fitimit për bizneset e vogla. Dhamë likuiditet përmes garancive sovrane. Fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme. Ftesa vlen për ju që të merrni kuponin. Për punësimin, po t'i kthehemi 2020, ishte një vit i vështirë pasi shumë persona humbën punën e tyre. Në dhjetor të 2020 numri mbi 689 mijë ndërsa në dhjetor të 2019 ishte 688 mijë. Përsa i takon taksës së arsimit. Kjo është një taksë vendoset nga pushteti vendor, Bashkia Tiranë dhe është e drejta për financat, ku këshilli i njësisë vendore ka të drejtë të vendosë taksën dhe të ofrojë një infrastrukturë arsimore. Falja e gjobave dhe penaliteteve. Ne kemi nënshkruar këtu aktin për faljen e gjobave" - tha Denaj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja