Sot nis sezoni i ri i 'Repolitix' me Denis Mingën, çdo të martë e të mërkurë në 21:00 në Report Tv! Në fokus aktualiteti dhe ngjarjet kryesore të ditës

Emisioni ‘Repolitix’ rikthehet sonte me sezonin e ri duke nisur nga 8 nëntor çdo të martë dhe mërkurë ora 21:00. Moderuar nga gazetari Denis Minga edhe këtë sezon ‘Repolitix’ do t’i kushtojë një hapësirë të konsiderueshme aktualitetit dhe ngjarjes së ditës.

Zhvillimet politike do të jenë gjithashtu në qendër të vëmendjes, zhvillime këto që do të kulmojnë me garën e zgjedhjeve lokale në 14 maj të vitit 2023. Ngjarjet e kronikës dhe videot ekskluzive, ekonomia, zhvillimet rajonale dhe ato ndërkombëtare do të jenë temat e debatit ku personazhet do të shprehin faktet dhe gjykimin e tyre për temën e ditës.

Emisioni ‘Repolitix’ vjen këtë sezon me një risi përsa i përket studios e cila është totalisht e rinovuar dhe bashkëkohore duke përcjellë një standard të ri nga pikëpamja teknologjike. Emisioni ‘Repolitix’ që vjen çdo të martë dhe të mërkurë ora 21:00 në Report Tv synon të jetë pranë publikut për të pasqyruar me korrektesë dhe vërtetësi ngjarjen e ditës nëpërmjet personazheve të ndryshëm dhe debatit në studio.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit