TIRANË, 9 Dhjetor/ATSH-Z.Tosku/ - Nis shlyerja e këstit të tretë për ish- të përndjekurit politikë.
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka nisur zyrtarisht shlyerjen e këstit të tretë për ish- të përndjekurit politikë.
Sipas njoftimit zyrtar, për këstin e parë janë gjithsej një dosje, për këstin e dytë 30 dosje, ndërsa për këstin e tretë janë në total 655 dosje.
"Ky është një tjetër premtim i mbajtur për këtë kategori", thekson Ministria e Mirëqënies Sociale. /a.ke/