Sot ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit të pensionistëve. Përveç pensionit të përmuajshëm pensionistët fierak po tërheqin dhe bonusin e ndarë sipas fashave nga 10-15 mijë lekë.
Report Tv ka shkuar në disa posta ku merren pensionet, ku shikohet se ka radhë të gjatë, kjo për vetë faktin se data 1 ishte pushim dhe kjo ka shkaktuar fluks.
Gjithsesi kemi pyetur pensioniste që kanë marrë pensionin e muajit por edhe bonusin.
Pas pyetjes se çfarë bonusi kishte përfituar dhe këto lekë që kanë marrë do i ndihmojnë për shpenzimet e fund vitit ata na u përgjigjen se jemi të kënaqur.
'Unë jam invalid dhe mora 150 mijë lekë. Po jemi të kënaqur', tha një qytetarë.
'Unë përfitova 100 mijë, këto janë mundësitë, do mundohemi që të përballojmë shpenzimet e fundvitit', thë një tjetër.
'Unë mora 150, jam e kënaqur', tha një pensioniste.
Pas vlerësimit që bënë për bonusin shprehen që të kemi vitin tjetër rritjen e pensioneve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se në 2 ditët e para të shpërndarjes së bonusit të pensionistëve në të gjithë vendin janë tërhequr 42 631.
"Pensionistët në të gjithë vendin vijojnë të tërheqin bonuset e fundvitit në masën 10,000 - 15,000 lekë.
Vetëm në 2 ditët e para janë tërhequr 42 631 bonuse nga pensionistët.
Bonusi i fundvitit është një mbështetje e Qeverisë për mbi 762 mijë përfitues në të gjithë vendin", shkruan Ibrahimaj.
Sipas Ibrahimajt, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.
Shpërblimi do të paguhet gjatë gjithë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026.
Komente









Po ti lesh njerzit pa hanger jo per dy dite por per dy ore i terheqin. Kjo tregon varferi e jo ndonje sukses. Po te ishin rehat nuk i terheqin aq shpejt
Përgjigju