Për herë të parë pas 30 vjetësh nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë për tokën bujqësore dhe shtëpitë e vjetra në fshatrat e bregdetit Jon.
“Bëhet fjalë për dhënien e certifikatave të pronësisë të tokës bujqësore, të banesave të vjtera e trojeve përkatëse dhe të gjithë objekteve që kanë hyrë në proces legalizimi”, shprehet Artan Lame.
Kreu i Kadastrës Artan Lame bashkë me deputetin socialist Damian Gjknuri dhe kryebashkiakun e Himarës Goro dhanë tapitë për banorët e Borshit dhe Ilias.
“E filluam nga kjo pjesë e Borshit dhe po sot do vazhdojmë edhe në zonën e Iliasit, dhe ndërkohë po sot është bërë shpallja për zonën e një pjesë të Himarës, për zonën e kadastrës së Palasës dhe që do vijojë dhënia e certifikatave në muajin janar dhe në vijim”, tha Lame.
"Patatja më e nxehtë ka qenë Dhërmiu dhe Gjileka sepse aty kanë qenë zhvillimet më të vrullshme dhe kanë ndodhur spekulimet më të mëdha. Procesi tashmë ka përfunduar nga ana e qarkut dhe kadastra do të shpallë këto ditë të gjithë listën ku do të vijnë për aplikim. Ka një problem kjo zonë që një pjesë e qytetarëve janë në Greqi dhe nuk vijnë për të aplikuar. Unë u them që kësaj radhe procesi është real dhe ja ku është prova”, u shpreh Gjiknuri.
Lame tha se procesi do të përmbyllet në mesin e vitit 2021, ndërsa thekson se e vetmja problematikë është për tokat e emigrantëve që nuk kanë ardhur të aplikojnë.
Ore do merni vesh apo jo Jam kunati i Gerdecit nuk ju paralajmeroj me do te gjobiteni nese shperndani tapi 4 muaj para zgjedhjeve
Përgjigju