Nis sonte “Dancing with the stars”

Nis sonte “Dancing with the stars”
Edicioni i tretë i “Dancing with the Stars”, do të ngre siparin sonte në mbrëmje në ekranin e Vizion Plus. Gjithcka është kuruar deri në detajin më të vogël nga producentja e këtij spektakli, Holta Dulaku. Në një intervistë dhënë pak kohë më parë për suplementin THASH&THEM, organizatorët janë shprehur se ky edicion i tretë do të vijë me shumë risi për publikun shqiptar. Sipas tyre , ndërtimi i tij do të ketë në qendër një frymë mjaft moderne, e cila do të fokusohet që nga imazhi, faqosja grafike, filmat ose klipet siç quhen në gjuhën e teknikës, të cilat janë element shumë i rëndësishëm i këtij formati, pa lënë mënjanë gjithashtu kërcimet, muzikën të cilat do të ndërthurren natyrshëm në skenë. Edhe këtë vit prezantimi i është besuar çiftit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi, në Gold room.
Janë 14 personazhe ata që do të provojnë talentin e tyre në këtë kompeticion dhe janë pikërisht , Elvana Gjata e cila do të shoqërohet nga balerini i mirënjohur shqiptar, Gerd Vaso, Zhaku (Inida Gjata), e cila do të shoqërohet nga balerini italian Simone, i cili rikthehet për herë të dytë skenës së Dancing, si dhe artistë të tjerë si Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Seldi, Dren Abazi, Vedat Ademi, Niada Saliasi, etj. Ndryshim këtë vit do të kemi edhe në radhët e jurisë, ku pranë Ilir Shaqirit dhe Iva Ticos, do të jetë kompozitori Alfred Kacinari. Fitues në dy edicionet e para kanë qënë Oni Pustina , i cili fitoi cmimin prej 50 mijë eurosh dhe aktori Enver Petrovci, fitues i një makine me vleftën e 50 mijë eurove.

SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj

LIVE- Orban: Javën e ardhshme në Luksemburg Shqipëria hap negociatat për grup kapitullin e parë! Ju përgëzoj