Nis sot mësimi në Kosovë
ulen në banka 420 mijë nxënës

Nis sot mësimi në Kosovë<br />ulen në banka 420 mijë nxënës
PRISHTINË - Mëngjesin e sotëm në gjithë Kosovën fillon viti i ri shkollor 2013-2014. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, mësimi fillor dhe i mesëm në nivel vendi zhvillohet në 1113 objekte shkollore, ku do të vijojnë mësimin mbi 420 mijë nxënës dhe 28 mijë mësimdhënës.
 
Klasën e parë do ta fillojnë 29 mijë nxënës.  Viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë, është ballafaquar me probleme nga më të ndryshmet. Sipas prindërve të nxënësve, ekspertëve të arsimit dhe përfaqësuesve të opozitës, problemet fillojnë nga cilësia e arsimit, klasat e mbipopulluara, politizimi i strukturave udhëheqëse të shkollave, e deri te mosaplikimi i kurikulave të Republikës së Kosovës në nivel vendi.
 
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, vlerëson se cilësia e arsimit në sektorin parauniversitar lë shumë për të dëshiruar. Për të ngritur cilësinë e arsimit, sipas tij,  duhet të përmirësohet menaxhimi i shkollave dhe mësimdhënia, sepse nga ta varet se çfarë cilësie ofrohet në shkolla.
 
“Mendoj se me profesionalizim të pozicionit të drejtorit të shkollës brenda institucionit arsimor, do të ndikohet dukshëm edhe në përmirësimin e cilësisë, sepse drejtorët atëherë do t'i përgjigjen komunitetit për cilësinë e punës në shkollë dhe jo siç ndodh deri më tani, kryetarit të komunës që nuk ka të bëjë asgjë me arsimin”, thekson Pupovci për REL.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024