Nis sot marrja e shpërblimit nga pensionistët/ Grafiku me datat dhe oraret

Nis sot marrja e shpërblimit nga pensionistët/ Grafiku me datat dhe oraret

Foto ilustruese

Sot nis shpërndarja e shpërblimit për pensionistët. Më shumë se 650 mijë pensionistë do të marrin 5 mijë lekë, shpërblim të vendosur nga qeveria.

Kush nuk e ka marrë ende pensionin do ta marrë shpërblimin bashkë me pensionin. Ndërkohë që ata të cilët e kanë marrë pensionin, do ta tërheqin shpërblimin duke filluar nga sot. Shpërblimi do të merret në postë.

Për të realizuar në kohë dhe me korrektësi  dhënien e këtij shpërblimi është realizuar një grafik në të gjitha qendrat paguese të postës. Sipas këtij grafiku, të miratuar për këtë qëllim, do të punohet me orar veprimi nga ora 7.30 deri në orën 20.00, çdo ditë, duke filluar nga data 17.12.2018.

Sipas këtij grafiku çdo ditë deri në orën 14;00 do të realizohet pagimi i pensionit dhe shpërblimi për ata pensionistë që kanë datën e tërheqjes së pensionit dhe pas kësaj ore do të paguhet shpërblimi për pensionistët që e kanë tërhequr pensionin para kësaj date sipas grafikut të mëposhtëm.

Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, në datën e pagesës së pensionit 20.12.2018,  do ju transferohet edhe masa e shpërblimit.  Për pensionistët qe e tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të pagesës së pensioneve, duke filluar nga data 18 dhjetor e në vazhdim.

Shpërblimi
Shpërblimin do të marrin të gjithë pensionistët. Edhe në rastet kur është një kryemfiljar pensionist, si dhe bashkëshortja e tij pensioniste, përsëri secili prej tyre do të përfitojë 5 mijë lek shpërblim.

Në aktin normativ që ndryshoi buxhetin e vitit 2018 pak muaj më parë, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë ose rreth 28 milionë dollarë që do të përdoret si shpërblim për pensionistët, çka nuk ishte parashikuar në buxhetin e miratuar në fillim të vitit.

Po kështu shpërblim pritet të ketë edhe për kategoritë e tjera në nevojë. Vitin e kaluar, shpërblimi me rastin e festive të fundvitit ishte në masën 3 mijë lekë të reja, ndërsa një shpërblim prej 2 mijë lekësh iu dha edhe kategorive të veçanta si përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike.

Përfituesit
-499.000 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe pension qyteti
-133.000  persona që marrin pension si anëtarë të kooperative bujqësor
-981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake.
-11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.

Grafiku i shpërndarjes së pensioneve

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim