Nis të konfiskohet pasuria e
paligjshme, deri tani 2.5 mln euro

Nis të konfiskohet pasuria e<br />paligjshme, deri tani 2.5 mln euro
PRISHTINË - Secili që ka krijuar pasurinë në mënyrë të paligjshme, ka arsye të nisë të frikësohet nga ligji. Shumës së përafërt prej 2.5 milionë eurosh të pasurisë që administron Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar, shpejt mund t’i shtohen edhe miliona të tjera.
 
Një milion euro vlerë e pasurisë së sekuestruar nga organet e drejtësisë, i është shtuar kohëve të fundit këtij institucioni, duke e çuar shifrën në 3.5 milion euro pasuri të cilat administrohen nga kjo agjenci.
 
Pasuria që sekuestrohet e në fund të të gjitha proceseve gjyqësore vërtetohet me vendim gjyqësor se është krijuar në kundërshtim me ligjin, do të shitet nga Agjencia, kurse paratë derdhen në buxhetin e shtetit, shkruan “Tribuna”.
 
Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, Prokuroria e Shtetit ka paraqitur 15 urdhra për sekuestrim të përkohshëm të pasurisë apo mjeteve me të cilat dyshohet se është kryer kjo vepër penale.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024