Një tur takimesh me të rinjtë në gjithë vendin ka nisur zyrtarisht nga Tirana, me fokus tek integrimin europian dhe rolin që kanë vetë qytetarët në këtë proces.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, bëri të ditur se nisma “BE dhe Ti – Evropa fillon këtu” synon të sjellë më pranë të rinjtë me procesin e anëtarësimit në Bashkimi Evropian.

Aktiviteti u çel së bashku me ministren e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, ndërsa në vijim pritet t’i bashkohet edhe Kryenegociatorja për integrimin, Majlinda Dhuka.

Ndalesa e parë e turit u zhvillua në Shkolla e Magjistraturës, ku u zhvillua një bashkëbisedim i drejtpërdrejtë me studentë dhe magjistratë të ardhshëm.

“Qëllimi ynë është i qartë: të bisedojmë për Evropën, për procesin e integrimit dhe për të sotmen e të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se përfshirja e të rinjve është thelbësore, duke kujtuar të pranishmëve se procesi nuk është vetëm çështje institucionesh por një proces i përbashkët kombëtar. 

“Takimet zhvillohen shpesh në Bruksel, por reformat bëhen këtu; monitorimi kryhet atje, por ndikimi ndihet këtu; vendimet merren atje, por rezultatet mbeten këtu, tek qytetarët. Është kantieri ynë madhor, ku secili prej nesh ka një rol. Një histori që po e shkruajmë së bashku, çdo ditë, me punë dhe përkushtim”, deklaroi Hoxha.

Nisma pritet të vijojë me ndalesa të tjera në qytete të ndryshme, duke synuar të përfshijë sa më shumë të rinj në diskutimet për të ardhmen europiane të vendit.

U.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Mars, 08:12

    Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?