TIRANË- Procesi i vaksinimit anti-COVID është shtrirë edhe te të burgosur, pas vaksinimit të policëve të Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar se ky proces ka nisur në burgun e grave 'Ali Deni', 'Jordan Misja', i njohur si '313' dhe në burgun e Fierit. Nga sa mësohet, ato po marrin doza të vaksinës Prizer dhe Sputnik. Ajo që mësohet është se në burgun e Fierit kanë marrë dozën e parë 42 të dënuar, teksa nuk ka një shifër konkrete mbi numrin total të të dënuarve të vaksinuar.
" Me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe strukturat e saj shëndetësore filloi vaksinimi kundër COVID-19 të personave të dënuar. Vaksinimi ka filluar në IEVP "Jordan Misja" për kategoritë e të burgosurve me sëmundje kronike dhe atyre mbi 55 vjeç dhe në IEVP "Ali Demi" për gratë e dënuara. Ky proces i sapofilluar pas vaksinimit të trupës policore, do të vijojë për të mundësuar edhe më tej lehtësimin e masave për t'iu kthyer normalitetit në institucione", shkruan Gjonaj.
Ne total, që nga fillimi i pandemisë numri i të vaksinuarve ka shkuar në 871 421vaksinime në total, ku objektivi është që të realizohen 1 mln vaksinime brenda qershorit.
Bravo ju lumt.1 pyetje kam un.me te rendesishme Jan te burgosurit we Jan te izoluar e po I vaksinoni se sa ushtria shqiptare? Nejse albanistan hesapi
Përgjigju