Nis vëzhgimi i zogjve emigratorë në Parkun e Divjakës, mini-census për ndërgjegjësim të shpendëve shtegëtar

Parku i Divjakës është një prej vendeve të shpendëve shtegëtarë. Temperaturat po ulen dhe këta zogj që qendrojnë tranzit në Lagunën e Karavastasë do të largohen në drejtim të Afrikës.

Internacional Bird Watching në bashkëpunim me Drejtorinë e Zonave të Mbrojtura po realizojnë një mini-census, ku bëhet numërimi i shpendëve të lagunës.

Po ndërgjegjësojmë për shpendët shtegtarë. Jemi të ndarë në dy grupe. Në Nartë do shkojmë më vonë. Jemi  munduar të mbulojmë pjesën e Adriatikut. Eventi është i hapur. Gjithkush është i ftuar. Ne po bëjmë një numrim. Është për shpendët shtegtarë. Emigratorë. Veruan në Shqipëri, por tashi do shkojnë në kontinenhtin afrikan pasi është ftohtë këtu. Nëse dimri do jetë i fortë ne do kemi më shumë shpend në lagunën tonë”, thotë Erald Xeka, nga shoqata e Orintologëve të Shqipërisë.

 “Janë të gjithë me sy drejt qiellit. Ndjekin magjin e imigracionit të shpendve. Jemi pikërisht në periudhën e migracionit.  Lëvizja e tyre është nga vendet e ftohta në të ngrohta. Jmei pikërisht në një prej rrugëve të migracionit. Sot është dita e parë. Nesër presim grupe të tjera", thotë Ardian Koçi, drejtori i AZDM Divjakë.

Java ndërkombëtare e vëzhgimit të zogjve shtegëtarë do të vijojë në të gjitha zonat e mbrojtura të jetës së egër në vendin tonë.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën