Nis viti akademik, Nikolla:
Gati ligji i ri i arsimit të lartë

TIRANE- Universitetet publike dhe ato private, do të kenë së shpejti ligjin e ri i cili do t’u garantojë atyre më shumë autonomi, konkurrencë dhe transparencë. Ky fakt është pohuar nga vetë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dje gjatë çeljes së vitit të ri akademik, vit i cili ka nisur për rreth 142 mijë studentë në mbarë vendin.
 
Ligji
Ministrja Nikolla zgjodhi Universitetin e Mjekësisë për të përcjellë urimin tradicional, ndërsa përcolli mesazhin se reforma në Arsimin e Lartë pritet të konkretizohet me draftin e ri i cili shumë shpejt do t’i kalojë Kuvendit. “Politikat arsimore dhe cilësia në arsim është politika më e mirë për zhvillimin e vendit. Arsimi nuk është një ishull i vetmuar që i përket disa politikanëve, i përket Ministrisë së Arsimit, që i përket vetëm qeverisë. Por është një sektor tejet i rëndësishëm që na përket të gjithëve, dhe në këtë kuptim ne të gjithë duhet të jemi pjesë për të mundësuar reforma të plota dhe të thella, për të kthyer realisht cilësinë në arsimin e lartë shqiptar", tha Nikolla.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë