Nis viti i ri shkollor, Nikolla: Do
mbajmë politikën jashtë shkollës

Nis viti i ri shkollor, Nikolla: Do<br />mbajmë politikën jashtë shkollës
TIRANE-  Nis sot viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar për vitin 2013-2014. Rreth 630 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor, dhe rreth 40 mijë prej tyre ulen në bankat e shkollës për herë të parë.

Ndryshe nga vitet e tjera, moti sot është me shi duke detyruar drejtoritë e shkollave që ceremonitë e parashikuara me këtë rast t'i zhvillojnë në ambientet e brendshme të shkollave.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla dhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizituan sot në mëngjes Liceun Artistik nga ku përcollën urimin për një vit të mbarë shkollor, por dhe nënvizuan politikat e reja të këtyre ministrive për programe më të mira për arsimin, garantimin e statusit të mësuesit si dhe për programe që kanë për qëllim edukimin artistiko-kulturor përmes mësimit. 

NIKOLLA: DO GARANTOJME STATUSIN E MESUESIT
“Erdhëm në Liceun Artistik për të uruar jo vetëm nxënësit, prindërit dhe mësuesit e kësaj shkolle, por të gjithë shkollave, një vit akademik të suksesshëm. Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël.
Do të realizojmë premtimin tonë për të siguruar transport falas për ata që kanë shkollën larg dhe politika specifike në ndihmë të familjeve me nivel të ulët ekonomik, dhe program specifik për fëmijët e komunitetit rom dhe fëmijët në nevoja të veçanta.  Jemi të vendosur të largojmë politikën nga shkolla dhe të kthejmë mënsuesin në abitatin e tij sa i takon autoritetit. Mësuesi ka qenë dhe do të jetë një autoritet në shkollë e komunitet. Do të garantojmë statusin e mësuesit"- tha Nikolla.

Ministrja e Arsimit foli dhe në lidhje me fëmijët e gjakmarrjes:
“Jemi të vendosur për të zhdukur këtë fenomen mesjetar duke kthyer forcën e ligjit dhe shtetin në sigurinë e jetës në çdo familje shqiptare."- tha Nikolli.

KUMBARO:KULTIVIMI I ARTIT PERMES MESIMIT
Ministrja Kumbaro tha se ishte një zgjedhje e dëshiruar vizita e parë në Liceun Artistik për të uruar vitin e ri shkollor. "Kultivimi me artin dhe shijen artistike, si zbavitje dhe  edukim do të jetë pjesë e programeve të ministrisë së Kulturës. Do t’a shtrijmë  edukimin artisik përmes mësimit në të gjithë shkollat”- tha Kumbaro.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani uroi dje nxënësit, mësuesit për nisjen e vitit të ri shkollor.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)