Nis zyrtarisht Expo Milano 2015 
Panairi që promovon dhe Shqipërinë

Nis zyrtarisht Expo Milano 2015 <br />Panairi që promovon dhe Shqipërinë
Expo Milano 2015 është hapur zyrtarisht për vizitorët e parë që hynë në ambientet e panairit universal në orën 10 të mëngjesit.
 
Kryeministri italian Matteo Renzi mori pjesë në ceremoninë zyrtare të inaugurimit bashkë me ministra të ndryshëm. Në fjalën e tij kryeministri Renzi tha se me këtë ekspozitë tregojnë se Italia është krenare për traditën e saj.

“Jemi një vend i madh dhe kemi një forcë e rol të madh. Mjaft me ankesa, siç do donin të na shihnin profesorët e “nuk do ja dilni kurrë”. Më këtë panair universal tregojmë se Italia është krenare mbi rrënjët e saj, për traditat e saj. E kaluara jonë dramatike na fton të ndërtojmë dhe jo vetëm të kujtojmë. Ejani të zbuloni çfarë shije ka panairi i Italisë. Sot nis e nesërmja. Ndërmarrja më e bukur nis sot”, tha Renzi.



Nëpërmjet një video-mesazhi është prononcuar gjithashtu dhe Papa Françesku i cili i ka dhënë bekimin e nisjes së këtij panairi, shumë të rëndësishëm për Italinë.

“Jam i nderuar që të bashkoj dhe zërin tim në këtë panair. Pasi zëri im është zëri i pelegrinëve të gjithë botës, është zëri i shumë të varfërve që bëjnë pjesë në këtë popull dhe me dinjitet kërkojnë të fitojnë bukën e gojës, me djersë në ballë”, u shpreh Papa.

Expo Milano 2015 është një panair global tregtar me temë kryesore ushqimin dhe pritet që eventi të zgjasë për 6 muaj.
 
Përfaqësues nga 145 vende të botës ndodhen në Milano për këtë panair, i cili mirëpret pavionet e 54 kombeve në një sipërfaqe tepër të madhe. Rreth 10 milion bileta janë shitur deri më tani, për gjithë kohëzgjatjen e kësaj ekspozite. 

Ky panair është fokusuar në pjesën e ushqyerjes dhe luftës kundër urisë në botë, por kryesisht është një ekspozitë për kuzhinën Italiane. Italia e ngecur në recesion shpreson që ky event të jetë një gjenerues i madh monetar.
 
Mjaft persona kanë kritikuar organizimin e panairit, duke e konsideruar atë një simbol të interesave të bizneseve të mëdha, duke shkaktuar një sërë protestash. Megjithatë Italia pret që panairi që shtrihet në një sipërfaqe prej 1 milion metra/katrorë të tërheqë më shumë se 20 milion vizitorë.

ekspo
(Foto nga lart nga zona ku po zhvillohet panairi)  Foto të tjera
 
Expo Milano 2015 vjen pas një periudhe të gjatë krize ekonomike në vend dhe një natë më parë, në vigjilje të hapjes së ekspozitës universale, në Sheshin e Duomo pati një hapje madhështore. Prezent ishin më shumë se 20 mijë persona të cilët ndoqën debutimin e të madhit Andrea Bocelli dhe pianistit Lang Lang, bashkë me artistë të tjerë të La Scalës, duke dhuruar një mbrëmje entuziaste me muzikë e artistë të mëdhenj.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët