“Ky është një moment që na bën të ndihemi krenarë për arritjet tona, si dhe për kontributin, që ne si FA japim përkrahë aleatëve tanë për vendosjen e paqes, sigurisë dhe kthimit të normalitetit në një pikë shumë të nxehtë të globit. Ceremoni të tilla, të përcjelljes së kontigjentëve në misionet e rradhës, mbartin në vetëvete një konstante të vazhdueshme, atë të vlerës së shtruar, të rritjes së përvojës, të rritjes së profesionalizmit të trupave tanë në teatrin e operacioneve. Mbetemi të angazhuar për të vijuar kontributin duke rritur me 60% prezencën tonë në Afganistan për vitin 2018, duke ju përgjigjur kështu pozitivisht strategjisë së re të presidentit Trump mbi Afganistanin. Përfaqësimi në këto misione është shëndërruar tashmë në simbolin e profesionalizmit dhe të përkushtimit të ushtarakëve tanë”, tha ndër të tjera Ministrja e Mbrojtjes.
Një suprizë e këndshme iu rezervua gjatë ceremonisë, një prej efektivëve që u nis drejt Afganistanit, Eligert Çelajt, i cili festoi 24 vjetorin pak minuta përpara se të udhëtonte drejt Heratit.
Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, shkëlqesia e tij, z. Alberto Cutillo dhe zëvendësambasadori i Turqisë në vendin tonë, shkëlqesia e tij, z. Sinan Cem Baş. Gjithashtu të pranishëm ishin dhe atashetë ushtarakë të Republikës së Italisë dhe Turqisë në vendin tonë.
d.c./shqiptarja.com
VIDEO










