Niset për të takuar shokun anonim, zhduket 30-vjeçari në Zvicër

“Do të qëndroj një javë në Zvicër të qetësohem se jam mërzitur shumë”-këto ishin fjalët e fundit që tha 30-vjeçari Taulant Driza, familjes përpara se të zhdukej.

Historia e të riut nga  Kavaja, mbërriti gjatë transmetimit live në emisionin Pa Gjurmë” Report Tv. Denoncimin e bëri e motra e tij e cila u shprehë se Taulant Driza jetonte prej 1 viti e gjysmë në Francë si azilant, së bashku me të fejuarën e tij:

“Taulanti është nisur drejtë Gjenevës në Zvicër, në datën 14 Maj, dhe ne kemi biseduar deri në datën 16 Maj. Në bisedën e fundit, tha që arrita, jam mirë dhe se do shkonte te një miku i tij, do të qëndronte  një javë pasi ishte shumë i mërzitur, dhe pastaj do kthehej prapë në Francë. Kemi folur me numrin francez kur mbërriti në Gjenevë, por tani rezulton I fikur. As në rrjetet sociale nuk përgjigjet. Në Shqipëri nuk kemi bërë akoma denoncim sepse kemi pritur të reagonte. Ai nuk rrinte asnjë ditë pa telefonuar në shtëpi sepse prindërit nuk durojnë dot, ai është djali vetëm. Unë i kam dërguar edhe Ambasadës tonë në Zvicër e-mail dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, përfundon ajo.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja