Nishani akuza mazhorancës:Hartoni
njëanshmërisht reformën në Drejtësi

Nishani akuza mazhorancës:Hartoni<br />njëanshmërisht reformën në Drejtësi
TIRANË - Presidenti Bujar Nishani ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka miratuar me shpejtësi ligje pa konsultat e komisionit të Venecias duke marrë si shembull edhe ligjin për Gjykatën e Lartë.
 
Kjo deklaratë e Nishanit u bë në tryezën e thirrur nga Bashkimi Europian në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, takim ky që u mbajt pa praninë e medias. Në të njëjtën linje më presidentin ka qëndruar edhe opozita.

Më lejoni të shpreh rezervat e mia, që pavarësisht kritikave të Bashkimit Evropian, përmes progres raportit më të fundit në drejtim ‘miratimit të ligjeve në mënyrë të përshpejtuar, pa një proces gjithëpërfshirës dhe tërësor reformash bazuar në konsultime të gjera dhe nën orientimin e Komisionit të Venecias’, vazhdohet me praktika të tilla që të miratohen ndryshime ligjore të përshpejtuara pa u konsultuar me Komisionin e Venecias, sikur rasti i ndryshimeve ligjore në lidhje me Gjykatën e Lartë. Kjo nismë erdhi në një kohë që Gjykata e Lartë është pjesë e paketës të reformës në drejtësi dhe në një kohë kur Kuvendi pretendonte që në 6 muaj Komisioni i Posaçëm të kishte përfunduar punën e tij në drejtim të: Analizimit të gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë. Hartimit të dokumentit strategjik për objektivat e reformës në drejtësi si dhe propozimin e një pakete ligjesh, përfshirë edhe ndryshimet kushtetuese.”-tha Nishani .

Kreu i shtetit njëherësh edhe kreu i KLD ka ngritur po ashtu shqetësimin se presidenti është ftuar vetëm në tryezën e fundit dhe i është vënë në dispozicion vetëm materiali i fundit. Sipas tij duhet te marrin fund praktikat e njëanshme. Por këtij shqetësimi i ka dhënë përgjigje kreu i komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj. 


Me keqardhje vërej se ndryshe nga sa përcaktohet në pikën 10 të Vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr këto tryeza nuk janë organizuar nën kujdesin e Presidentit të Republikës, por Presidenti i Republikës është ftuar të ketë përfaqësinë e tij vetëm në një nga tryezat e fundit të organizuar në datë 18 maj 2015 dhe i është vënë në dispozicion vetëm gjatë tryezës një përmbledhje e pjesës së tretë të materialit të përgatitur nga grupi i ekspertëve “Analiza Kushtetuese mbi Reformën në Drejtësi dhe Analiza Ligjore mbi Reformën e Gjykatës Kushtetuese”. Rezulton se edhe aktorët e tjerë të ftuar për të diskutuar në lidhje me produktin e përgatitur nga ekspertët, të mos jenë vënë në dijeni paraprakisht të materialit përfundimtar. Mendoj se ka kaluar koha e hedhjes në tavolinë në momentin e fundit dhe se praktika të tilla nuk i shërbejnë një procesi transparent, mbi bazën e të cilit duhet të zhvillohet reforma në drejtësi. Duke e quajtur procesin të zvarritur, të vonuar, jo transparent, jo gjithëpërfshirës dhe aspak konsensual në drejtim të realizimit të një reforme kaq të rëndësishme për shqiptarët, por edhe shumë të kërkuar nga Bashkimi Evropian, vazhdoj të theksoj se në këto rrethana angazhimi i Misionit EURALIUS IV përmes ekspertëve të tij në fazat e mëtejshme të procesit është i domosdoshëm.”-tha Xhafa.


Nga ana tjetër opozita ve kusht që për t’u bërë pjesë e kësaj reforme duhet të garantohen bashkë-drejtim dhe numër anëtarësh të barabartë. Përmes deputetit demokrat Eduard Halimi është bërë me dije se reforma në drejtësi nuk mund të vazhdojë të miratohet me kartonë deputetësh të cilët kanë rekorde kriminale kështu që fillimisht duhet të kryhet dekriminalizimi i politikës e me pas ai në gjyqësor . 

“Ne ngritëm shqetësimin se sado ligje të mira të bëhen në parlament, nga ekspertiza ndërkombëtare pa u bërë më përpara dekriminalizimi i parlamentit është e pamundur të bëhemi të besueshëm para qytetarëve, është e pamundur të jemi të besueshëm edhe para gjyqtarëve. Para se të pastrosh oborrin e tjetrit nga korrupsioni duhet të largosh plehrat nga oborri yt. ky ishte qëndrimi i opozitës. Nuk mund të miratohen ligjet e drejtësisë me kartona të deputetëve që kanë rekorde të tmerrshme kriminale. Ka një ofertë konkrete të PD për të bërë dekriminalizimin e Kuvendit, kandidatëve që do votohen në 21 qershor dhe kemi zero përgjigje nga mazhoranca. Ju e keni parë që Kryeministri del dhe me kandidatët që janë të dyshuar për rekorde kriminale dhe thotë i kam të pastër si kristali. Ndërkohë që të gjithë partnerët ndërkombëtar i kanë dorëzuar Kryeministrit dosjet e të gjithë atyre që janë me rekorde kriminale dhe alibi për këtë proces nuk mund të ketë.”-tha Halimi.



Pjesë nga fjala e Xhafajt pas takimit 
Përsa i përket a ka pasur përfaqësues të presidentit në tryezë mua më vjen shumë keq se vetëm ju nuk duhet të ma bëni këtë pyetje hapni kronikat tuaja dhe do ta shihni ka pasur apo nuk ka pasur, ka më transparence se ju se televizionet. Unë nuk bëj pjesë në ata që flasin unë bej pjesë në ata që punojnë për ta ndryshuar ka një diferencë nëpërmjet atyre që flasin me retorika boshe dhe atyre që bëjnë një përpjekje sado modeste sado e vogël për ta ndryshuar këtë gjë që sot ka paaftësi papërgjegjshmëri dhe korrupsion në sistem kjo është e dukshme”, u shpreh Xhafa.  

Pjesë nga fjala e Xhafajt pas takimit 
“Lidhur me praninë e opozitës në komisionin parlamentar të reformës në drejtësi ne shprehëm dhe njëherë gatishmërinë për të qenë prezent në këtë komision sigurisht duke pritur dhe përgjigjen e mazhorancës që ky komision të jetë paritar pra të jetë në mënyrë të barabartë në anëtare dhe opozita të ketë bashkëdrëjtimin. Kjo për arsyen e vetme që reforma të jetë afatgjatë dhe t’i rezistojë kohës pavarësisht kush ikën dhe kush vjen para se të pastrosh oborrin e tjetrit, pra oborrin e sistemit gjyqësor nga korrupsioni duhet të largosh plehrat nga oborri jot. Nuk mund të miratohen ligjet e drejtësisë me kartonat e deputetëve të cilët kanë rekorde të tmerrshme kriminale. Ka një ofertë konkrete të Partisë Demokratike për të bërë dekreminalizimin e parlamentit, ka një ofertë të Partisë Demokratike të shprehur qartë për të bërë dekriminalizimin e kandidatëve që do votohen me 21 Qershor dhe kemi zero përgjigje nga mazhoranca. Kryeministri del edhe me kandidatët të cilët janë të dyshuar për rekorde kriminale dhe thotë se i kam të pastër si kristali ndërkohë që gjithë partnerët ndërkombëtare i kanë dorëzuar kryeministrit dosjet e gjithë atyre që janë me rekorde kriminale dhe alibi për këtë proces nuk mund të ketë. Çfarë u bë me ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë e mbani mend ju një vit më parë kur ish ambasadori amerikan doli dhe i bëri thirrje kryeministrit të mos e miratonte ligjin për Këshillin e Lartë të Drejtësisë pa u diskutuar dhe pa bërë një tryezë të rrumbullakët se ligjet nuk bëhen për të zëvendësuar karriget. Çfarë ka ndodhur në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, kanë ikur tre anëtare dhe janë zëvendësuar me tre të tjerë. Me kë janë zëvendësuar? Janë zëvendësuar me tre militantë të Partisë Socialiste njëri, avokat të Partisë Socialiste, ish-gjyqtar të kohës së diktaturës me vendime të tmerrshme kundër gjyqtarëve, tjetri militant i Partisë Socialiste në KQZ. A i shërbeu ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë luftës ndaj korrupsionit në drejtësi apo i shërbeu kapjes politike dhe tani është bërë një ligj që njëri nga këta të tre militantët të jetë nënkryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. A do t’i shërbejë ky nënkryetar militant i Partisë Socialiste pavarësisë së sistemit luftës ndaj korrupsionit në drejtësi apo do t’i shërbejë kapjes dhe kjo i shërben kapjes këtu e kisha fjalën dhe këtë e shpjegova dhe në tryezë", - u shpreh Halimi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi