TIRANE - Presidenti i Republikës Bujar Nishani bën siç i thotë Topalli duke pranuar të ezauruar dekretin e ish parardhësit të tij Bamir Topi për Artan Hoxhën në Gjykatën Kushtetuese dhe çon për votim një tjetër emër. Presidenca njoftoi sot se dekretimin e Fatos Lulos në postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese
Në relacionin që është shoqëruar ky dekretim, saktëson se kryetarja e parlamentit dy ditë më parë kishte kërkuar dërgimin e një kandidature të re, pasi dekreti për emërimin e Artan Hoxhës ishte i ezauruar.
Sot, disa orë më pas, dekreti u shqyrtua në Komisionin e Ligjeve, së bashku me dekretin për emërimin e Xhezair Zaganjorit në postin e kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe u miratua vetëm nga mazhoranca, opozita mungonte.
Dekreti i firmosur nga ish presidenti Bamir Topi nuk është marrë as në diskutim dhe as nuk është hedhur në votim nga parlamenti. Dhe një shqetësim të tillë opozita shpesh e ka përmendur duke e cilësuar si shkelje të Kushtetutës mos shqyrtimin e dekreti nga Kuvendi.
Një ditë më parë ambasadori i SHBA-së, Arvizu në një intervistë për TVA1 REPORT deklaroi se KQZ, Presidenca, SHISH ishin të politizuara.
RELACION PËR EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE I PRESIDENTIT NISHANI
"Bazuar në nenin 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Fatos LULO si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.
Me shkresën nr. Prot.824, datë 22.04.2013 të dërguar nga Kryetarja e Kuvendit, Znj. Jozefina Topalli, duke konsideruar të ezauruar dekretin për emërimin e z. Artan Hoxha, kërkohet dërgimi i një kandidature të re, e cila të plotësojë kriteret kushtetuese dhe ato të meritës."
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com