Nishani dekoron Arvizun dhe
personelin ushtarak të 'Eagle' e ISAF

TIRANE- Personeli ushtarak i misioneve “Eagle” dhe anëtarët e Forcave Speciale që kanë marrë pjesë në operacionet në Kandahar, Afganistan, në kuadër të ISAF-it; janë vlerësuar sot nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në ceremoninë e dekorimit të zhvilluar në Pallatin e Brigadave ishte i pranishëm ambasadori i SHBA në Shqipëri, Alexander Arvizu, i cili shprehu mirënjohje për gatishmërinë.
 
“Vlerësojmë sakrificën e kapiten Voglit, Vlerësoj në emër të NATO kontributin tuaj. Në emër të 27 vendeve të tjera aleatë të NATO-s e falënderojmë Shqipërinë për operacionet ku është bërë pjesë”, u shpreh ambasadori Arvizu.
 
Presidenti Nishani në fjalën e tij shprehu mirënjohje për kontributin e forcave speciale në 8 misione ushtarake.
 
“Kjo ceremoni dhe këto dekorata që japim sot i përkasin 193 burrave të forcave speciale pjesëmarrës në këto 8 misione ushtarake dhe familjeve të tyre. E njëjta mirënjohje i kushtohet sakrificës së gjithë ushtarëve që kanë marrë pjesë në misione jashtë vendit. Terroristët janë kërcenim për paqen. Përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe lirinë, shqetësim për komuniteti ndërkombëtar dhe një sfidë për aleancën e NATO-s. Prandaj sytë e gjithë botës janë orientuar tek NATO”, tha presidenti Nishani.
 
Në ceremoninë e sotme, Presidenti Nishani dekoroi batalionin e forcave speciale, dy ushtarakë amerikane, dhe komandantët e kontingjenteve të këtij misioni.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni

Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni