Nё vijim tё vizitës tё tij në New-York, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar Ambasadoren amerikane, Rosemari A. Di Carlo me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje në kontributin e saj në forcimin e mardhënieve amerikano-shqiptare si dhe për kontributin në shpalljen e pavarsisë së Kosovës.
Gjithashtu, Presidenti Nishani ka dekoruar edhe Rabinin Arthur Schneier, me dekoratën “Për merita të veçanta civile”, në shenjë vlerësimi për punën e tij të palodhur në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe farkëtimit të lidhjeve historike, dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe hebrenjve.”
“ Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura pazgjidhshmërisht tashmë, marrëdhëniet tona dypalëshe e të gjithanshme, janë në kulmin e tyre, kombi shqiptar por e farkëton dita-ditës miqësinë dhe lidhjet me atë amerikan dhe i gjithë ky realitet është bërë i mundur edhe në saje të kontributit dhe punës së palodhur e përkrahjes së zyrtarëve amerikanë të Uashingtonit, ku padyshim diplomatja e kudogjendur, energjike dhe e papërtueshme, Ambasadorja e shquar DiCarlo, zë një vend parësor e mjaft të lavdërueshëm”, theksoi Nishani gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dekorimeve.
Fjala e plotë e Nishanit në dekorimin e Ambasadores Di Carlo dhe Schneier
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Gjithashtu, Presidenti Nishani ka dekoruar edhe Rabinin Arthur Schneier, me dekoratën “Për merita të veçanta civile”, në shenjë vlerësimi për punën e tij të palodhur në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe farkëtimit të lidhjeve historike, dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe hebrenjve.”
“ Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë të lidhura pazgjidhshmërisht tashmë, marrëdhëniet tona dypalëshe e të gjithanshme, janë në kulmin e tyre, kombi shqiptar por e farkëton dita-ditës miqësinë dhe lidhjet me atë amerikan dhe i gjithë ky realitet është bërë i mundur edhe në saje të kontributit dhe punës së palodhur e përkrahjes së zyrtarëve amerikanë të Uashingtonit, ku padyshim diplomatja e kudogjendur, energjike dhe e papërtueshme, Ambasadorja e shquar DiCarlo, zë një vend parësor e mjaft të lavdërueshëm”, theksoi Nishani gjatë fjalës së tij në ceremoninë e dekorimeve.
Fjala e plotë e Nishanit në dekorimin e Ambasadores Di Carlo dhe SchneierRedaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)






