TIRANE - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekretuar shpalljen e ligjit “Për dhënie amnistie”, të miratuar pak ditë më parë në Kuvend. Sipas njoftimit të dhënë nga amnisitia do të përfitojnë të gjithë ata persona të dënuar me burgim deri në 3 vjet me gjobë, për dënime të dhëna deri më datën 31 dhjetor 2013 pavarësisht kohës së mbetur nga dënimi. Këtu bëjnë përjashtim personat e dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji.
JA KATEGORITE QE PERFITOJNE:
Do të përfitojnë personat e dënuar meshkujt që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baraz ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.
Përfitues do të jenë edhe ata persona të dënuar femra, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baraz ose mbi moshën 50 vjeç me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.
Nga ky ligj përfitojnë dhe personat e dënuar me burgim, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 4.
Ndërkaq përfitues janë dhe personat e dënuar me burgim, të cilët, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë vuajtur efektivisht 9/10 e dënimit të dhënë. Në këtë afat nuk llogariten uljet e dënimit, faljet ose çdo përfitim tjetër sipas ligjit.
Të gjithë atyre personave të dënuar të cilët nuk përfitojnë nga sa më sipër u amnistohet: a)një vit e gjysmë për personat e dënuara femra dhe të miturve në kohën e kryerjes së veprës penale; b) një vit, për personat e dënuar meshkujt.
Gjithashtu, amnistohen plotësisht nga ndjekja penale të gjithë personat, që deri më 31 dhjetor 2013 kanë kryer vepra penale, të cilat parashikojnë një maksimum deri në 3 vjet burgim ose çdo lloj dënimi tjetër më të lehtë, me përjashtim të veprave të parashikuara në nenin 4, pika 2.
NISHANI DEKRETON SHKARKIMIN E AMASADORIT BARBULLUSHI
Presidenti Nishani ka dekretuar edhe lirimin nga detyra e Gazmend Barbullushit në postin e Ambasadorit të vendit tonë në Holandë. Në dekretin e Presidentit thuhet:
"Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,dekretoj: Neni 1: Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident. Neni 2: Ky dekret hyn në fuqi menjëherë."
Ndërkaq nuk është caktuar akoma ambasadori i ri i Shqipërisë në Holandë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com