TIRANE - Zbardhja e së vërtetës së 2 prillit 1991 në Shkodër ku u vranë katër të rinj, mes të cilëve Arben Broci, edhe në këtë 24 vjetor vijon të trazojë ndjenjat e shqiptarëve, pasi mbetet ende e zhytur në mister. Në kuadër të kësaj dite përkujtimore presidenca ka zhvilluar një aktivitet për të përkujtuar e nderuar pas vdekjes katër të rinjtë që vdiqën në ngjarjen e 2 prillit në Shkodër. Presidenti Nishani në fjalën e tij të mbajtur për këtë rast tha se mirënjohja për katër të rinjtë që do të nderohen sot është nderimim më minimal që mund të bëjë secili prej nesh sot.
 
Fjala e presidentit Nishani në aktivitetn e nderimit
Diktatura në Shqipëri nuk njohu as prag e as cak, diktatura në Shqipëri ishte e pashembullt, nuk u step, as përpara gjakut as përpar krimeve, sado makre që ato ishin, Diktatura në Shqipëri ishte shtazarake. Diktatura nuk njihte asnjë justifikim, ishte totalisht e zeze. As ne nuk na besohej se sa e llahtarshme ishte. Bota nuk do ta njohë dhe as përfytyrojë kurrë llahtarinë e saj. 
Egërsia e diktaturës që vuri Shqiptarët kundër shqiptarëve, e cila kur hapi fundin u bë krejt e pa përmbajthsme. Në ikje e sipër kjo bishë kafshor në mënyrë të papërmbajtshme. 
Kemi dëgjuar se diktatura në Shqipëri nuk u rrëzua nga shqiptarët, por u rrëzua vetë.
Diktaturën e rrëzuan ata që vuajtën në internime, e rrëzoi rinia, revolta e një populli të varfëruar. Në atë rrëzim pati edhe gjak.  Sot në këtë ditë ne kujtojmë me respekt sakrificat e bëra gjatë diktaturës. Është në nderin tonë, të institucioneve. Jo vetëm ti kujtojmë por edhe ti vlerësojmë këto kontribute. Sot nga kjo sallë kam nderin dhe mundësinë që të bëj detyrën time më minimale të vlerësoj 4 heronjtë që dhanë ndihmën e tyre të madhe dhe shoqatën e 2 prillit që përkujton njerëz të rëndësishëm që kanë dhënë kontribut në atë demonstratë. Ata kanë vënë intereson e vendit para atij personal. Falenderojmë me mirënjohje qindra e mijëra njerëz e qytetarë të Shkodrës që mbollën shpirtin e lirisë. Nderim, mirënjohje, kujtim i përjetshëm i atyre që dhanë kontribut.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)