Nishani:Gëzimi i 1 dite ogurbardhë
pjesë e festimeve të 100 vjetorit

Nishani:Gëzimi i 1 dite ogurbardhë<br /> pjesë e festimeve të 100 vjetorit
TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dha sot mesazhin e tij me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës, teksa theksoi se “gëzimi i kësaj dite ogurbardhë, bëhet pjesë e festimit për 100-vjetorin e shtetit të parë shqiptar”.

“Ju drejtohem në një moment solemniteti dhe reflektimi, kur e ardhmja dhe e shkuara e Kosovës ndahen dhe bashkohen njëherësh. Ndahen e shkuara e hidhur nga e ardhmja e sigurt plot begati për të gjithë qytetarët e Kosovës, të çfarëdo etnie dhe përkatësie fetare. Bashkohen përpjekjet dhe përkushtimi për liri, demokraci dhe prosperitet”, lexohet në njoftimin e presidencës.

Sipas presidentit Nishani, entuziazmi i kësaj dite flet edhe për një përgjegjësi të madhe.

“Qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të kenë përgjegjësinë e plotë për të punuar për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, për prosperitetin ekonomik dhe të ardhmen euro-atlantike të shtetit më të ri në moshë, por që ka fituar tashmë pjekurinë falë përkushtimit dhe urtësisë së të gjithë aktorëve politikë, institucionalë dhe shoqërisë civile”, tha Nishani.

Presidenti Bujar Nishani u shpreh se Shqipëria me Kosovën janë të bashkuara në rrugën drejt së ardhmes evropiane dhe përballimin e sfidave.

“Ne jemi të gjithë bashkë për të përballuar sfidat dhe gëzuar sukseset e së ardhmes, sepse kemi të njëjtin destinacion dhe të njëjtën aspiratë, të bashkohemi në familjen evropiane, ku liria ka dimensionet më të mëdha dhe e ardhmja është më e begatë. Por, gjithçka me punë dhe përkushtim. Ne do t`ia dalim, sepse kemi dëshmuar se dimë të luftojmë, të punojmë dhe të fitojmë.”, u shpreh presidenti në mesazhin e tij rreth përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi