Në New-York, Kreu i Shtetit, Bujar Nishani nderoi Norman H. Gershman me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin, vlerësim dhe kontribut në përhapjen e vlerave dhe virtyteve shqiptare, veçanërisht në mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët e tragjike të Shoahut.

Norman H. Gershman është autor i ekspozitës “BESA: A Code of Honor” kushtuar shqiptarëve, të cilët strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.Kreu i shtetit ringriti edhe një herë lart rolin dhe rëndësinë e lirisë dhe bashkjetesës fetare në Shqipëri si shtyllat themelore të demokracisë

Festimi i përvitshëm i Hanukas, Festivalit të Dritave por edhe i festave tona fetare, të cilat i ndajmë me njëri-tjetrin pavarësisht përkatësisë myslimane apo të krishterë na ngjallin bindjen se besimi dhe këmbëngulja janë kolonat e palëkundura, mbi të cilat mbështetemi në kohë të vështira duke na ndihur që të kapërcejmë mosmarrëveshjet, dallimet dhe mungesën e tolerancës e të jetojmë në paqe e harmoni. Ky festim vishet me një kuptim tepër të veçantë në Shqipëri, ku harmonia dhe liria fetare janë në themel të kombit dhe demokracisë. Dhe këtë liri të besimit, këtë harmoni e bashkëjetesë të rrallë e gëzon edhe bashkësia e vogël, por e vjetër hebreo-shqiptare, e cila pasqyron me krenari dhe mishëron me besnikëri e dinjitet traditat, vlerat dhe tiparet më të mirë të të dy kombeve prej nga rrjedh”.-tha Nishani

Gjatë aktiviteteve të shumta në SHBA Nishani vizitoi edhe qëndrën inovative dhe arsimore të hebrenjve e cila do të promovoi ekspozitën “Besa” .

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)