Nishani kërkon shpjegime: S'e di
pse u shtyn zgjedhjet e Kavajës

Nishani kërkon shpjegime: S'e di<br />pse u shtyn zgjedhjet e Kavajës
Presidenti në detyrë Bujar Nishani dekretoi 7 majin si datë të mbajtjes së zgjedhjeve bashkiake në Kavajë, por situata duket se është në ngërç.

Në një prononcim për gazetën Express, kreu i shtetit thotë se nuk mund të njoftohej presidenti për një vendim të KZAZ-së së Kavajës.

Sipas tij, presidenti njoftohet kur ka një vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor në Kavajë, vendim i cili ende nuk është marrë.

Kreu i shtetit thotë se ‘fati’ i zgjedhjeve të Kavajës duhej t’i ishte adresuar edhe nga Këshilli i Ministrave, apo nga një vendim i Kolegjit Zgjedhor, por në asnjë rast nga një Komision Zonal i Administrimit Zgjedhor.

Nishani thotë se KQZ e ka njoftuar se zgjedhjet në Kavajë nuk u zhvilluan për shkak se cenohej siguria kombëtare.

Një situatë që sipas tij nuk qëndron, pasi në të kundërt, pra nëse ky argument do të ishte i vërtetë, Presidenti do duhej të thërriste Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Nuk mund të lihet vendimi në duart e presidentit për sa kohë nuk ka një vendim zyrtar nga institucionet përgjegjëse për procesin zgjedhor”, – u shpreh Nishani duke ju referuar datës së re për mbajtjen e zgjedhjeve në Kavajë, pas ‘djegies’ së 7 majit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari

Tiranë, kanosi dhe i kërkoi 200 mijë € ish-deputetit Vladimir Kosta, arrestohet 24 vjeçari