Nishani kthen për rishqyrtim në 
Kuvend, ligjin për Dhomat e Tregtisë

Nishani kthen për rishqyrtim në <br />Kuvend, ligjin për Dhomat e Tregtisë
Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për Dhomat e Tregtisë. Ky është ligji i dytë, pas atij për "Mbetjet" që kthehet nga Presidenti Nishani brenda javës.  

Sipas Nishanit, ligji bie ndesh me Kushtetutën në nenin 46 të saj. 

Përmes këtij ligji është rikthyer anëtarësimi i detyrueshëm në Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, duke përfshirë personat fizikë dhe juridikë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe duke përcaktuar edhe kuotat e detyrueshme të anëtarësimit në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Ky ndryshim i ligjit, për Nishanin ka qenë një argument për ta rikthyer atë për rishqyrtim në Kuvend. 

"Rregullimi ligjor në lidhje me detyrueshmërinë e anëtarësimit në Dhomat e Tregtisë dhe Dhomat e Bashkuara të Tregtisë përbën një shkelje kushtetuese referuar nenit 46 të Kushtetutës.

Neni 46 i Kushtetutës përcakton se:’Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm’ duke njohur kështu një parim themelor të të drejtave themelore të njeriut për të marrë pjesë në organizatat dhe shoqatat, qofshin politike, të biznesit apo tjetër, me vullnetin e tyre.

MZHETTS e ka argumentuar vendosjen e anëtarësisë së detyrueshme të subjekteve tregtare në dhomën e tregtisë me faktin se rritja e të ardhurave do t’u mundësojë dhomave dhe bashkimit të dhomave të përmbushin detyrimet që rrjedhin, jo vetëm nga marrëveshjet ndërkombëtare me organizmat si EuroChambers, Association of Ballkan Chambers etj, por të zhvillojnë një aktivitet normal në ofrimin e shërbimeve në funksion të detyrimeve ligjore kundrejt anëtarëve të saj.[3]

Në fakt iniciativa për forcimin e pozitës së dhomave publike të tregtisë (që është në parim një përpjekje pozitive nga ana e qeverisë) po bëhet duke iu vendosur bizneseve një taksë të fshehtë. Ky qëndrim nuk është në përputhje me rregullat bazë të ekonomisë së tregut. Ashtu si vetë subjektet e biznesit, shoqatat e biznesit duhet të kryejnë aktivitet mbi bazën e rregullave që janë të drejta dhe jodiskriminuese"
, thuhet në argumentet e Nishanit.

Gjithashtu kreu i shtetit arsyeton se anëtarësimi absolut i detyrueshëm me anë të pagesës së kuotës së anëtarësisë në dhomat e tregtisë nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë krijon premisat e një takse të fshehtë për biznesin në kushtet që subjektet tregtare kanë vështirësi në realizimin e fitimeve.

"Ligji 93/2016 përcakton se kuota e anëtarësimit vjetor për çdo person fizik që ushtron aktivitet tregtar është 1000 lek, ndërsa për personat juridik kuota është 3000 deri në 100 000 lekë.

Neni 155 i Kushtetutës përcakton qartë se detyrimet financiare, taksa dhe tatime si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen veç me ligj.

"Në raportin e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese është bërë e qartë se në asnjë mënyrë kjo pagesë nuk duhet të vendoset si një taksë e fshehtë për biznesin, duke kërkuar që vendosja e detyrimit të anëtarësimit duhet të shoqërohet detyrimisht me:

-transparencë në përcaktimin e kuotave, duke parashikuar që caktimi i tyre të bëhet bazuar në kategorizimin e bizneseve si dhe duke vendosur tarifa minimale dhe maksimale në përcaktimin e kuotave, bazuar në kategorizimin e bizneseve si person fizik apo person juridik; dhe

-transparencë në administrimin e të ardhurave që krijohen nga pagesat e kuotave, duke vendosur detyrimin për publikimin në faqen e internetit të dhomës të buxhetit të vitit aktual të miratuar nga Asambleja dhe të pasqyrës së realizimit faktik të buxhetit të vitit paraardhës.[6]

Ligji për personat juridike ka vendosur një kuotë nga 3000 deri në 100 000 lek, ndërkohë që një vlerë e tillë nuk është proporcionale, duke marrë në konsideratë dhe taksimin e biznesit në ushtrimet e aktivitetit të tij. Rezultatet e Indeksit të Biznesit të Dhomës Amerikane për vitin 2015-2016 treguan se shqetësimi kryesor për klimën e biznesit në vend është niveli i taksave
".

nishani dekreti
(Kthimi i dekretit nga Nishani)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave