Në shenjë nderimi për rezistencën e tyre të paepur, deri në sakrifikim kundër instalimit të regjimit komunist diktatorial në Shqipëri”.
Me këtë veprim të rëndë, Nishani bëri aktin më të papërgjegjshëm, më antikushtetues, më antiqytetar, më vandal, më banal dhe të dënueshëm penalisht, duke u kthyer kështu nga simbol i unitetit të popullit, në një neofashist dhe përçarës i neveritur.
Aq më tepër kur mashtron popullin e tij, kur konsideron kolaboracionistët si "nacionalistë", kur përligj tradhtinë, duke e bërë "vlerë", dhe duke përdhosur vlerat e LANÇ, krenarinë dhe vlerën më të lartë qytetëruese evropiano-perëndimore të popullit shqiptar.
Pas këtij akti Nishani mund të jetë gjithçka dhe shumëçka, mund të jetë një puthador i nazifashistëve dhe kolaboracionistëve, mund të jetë një "kobure" qorre antishqiptarëve në duart e Berishës, atit të tij shpirtëror pronazifashist, por kurrën e kurrës nuk mund të jetë më President i Republikës, nuk mund të jetë më përfaqësues i mbi 90 për qind të popullit shqiptar, të cilët vetë ose përmes paraardhësve të tyre, ose dolën partizanë në luftën e dytë botërore, ose ranë dëshmorë të atdheut, ose kontribuuan dhe ndihmuan me të gjitha mjetet dhe mënyrat këtë Luftë antifashiste.
Nishani, në vend që t'u kërkoj falje publike gjithë shqiptarëve për këtë lajthitje serioze dhe dëmsjellëse, në vend që të jap menjëherë dorëheqjen, sepse ka poshtëruar dhe përdhosur një popull të tërë antifashistë, gjen "guximin" dhe sulmon pikërisht ata që janë në lartësinë e vlerave të kombit shqiptar, ata që i "thyen" me të drejtë hundën këtij personi që erdhi në krye të Presidencës si fatkeqësi e e popullit shqiptar, dhe po ikën po si një fatkeqësi dhe dëmsjellje e rëndë ndaj popullit dhe vendit.
Nishani nuk ka më asnjë të drejtë morale, kushtetuese, kombëtare dhe njerëzore të jetë më simbol i unitetit të popullit, sepse i përdhosi rëndë interesat tona të larta kombëtare, qytetare dhe evropiano-perëndimore, pasi përmes mashtrimit, deformimit të së vërtetës, diskreditimit të postit dhe të rolit të kryetarit të shtetit, konsideroi 90 për qind të popullit shqiptar me prirje, me veprimtari, me kontribute dhe fitues i Luftës Antifashiste, përkrahë boshtit perëndimor antifashistë SHBA-ANGLI- RUSI, si "keqbërës" dhe instalues "të diktaturës", dhe lartësoi tradhtarët e kombit shqiptar, bashkëpunëtorët e nazifashistëve, vrasësit e popullit shqiptar, djegësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, si "luftëtar të pamposhtur", si "rezistues" në krahun nazifashist!.
Kuvendi i Shqipërisë, nëse vërtetë është organi më i lartë ligjvënës i Republikës dhe i ka mbetur qoftë edhe sado pak moral qytetërimi perëndimor, moral kombëtar, nder dhe dinjitet Shqipërie dhe shqiptari, me procedurë të përshpejtuar duhet t'a flakë Nishanin jashtë nga Presidenca, dhe pastaj t'a japi për ndjekje penale si inspirues, frymëzues, nxitës dhe aplikues i indologjisë dhe praktikave kriminale nazifashiste.
Me këtë akt të kryer, Nishani, edhe nëse nuk e bëri për qëllime e motive profashiste, përsëri lë haptas të kuptohet se ka defiçenca të rënda psikike, të papajtueshme me të qenurit kryetar shteti. Ai i ka lënduar shumë rëndë mbi 90 për qind të popullit shqiptar, u ka shkaktuar atyre një traumë të vërtetë, u ka njollosur rëndë një ndër vlerat më të çmuara, antifashizmin e tyre, ka tentuar t'u mbyll shqiptarëve udhën e përparimit europian-perëndimor, siç i takon këtij populli dhe këtij vendi europian. Dhe pse e bënë këtë gjë? Thjeshtë dhe vetëm për "t'a mbajtur mirë" dhe për të siguruar "simpatinë" e disa të ashtuquajturve "të persekutuar", apo pasardhës të pjellës famëkeqe të bashkëpunëtorëve të fashizmit, të cilët meqenëse të parët e tyre u pozicionuan në krahun më reaksionar dhe më dëmsjellës antishqiptar të historisë së Shqipërisë, kërkojnë sot të lajnë mutin me shurrë!
Nga motivacioni i dekoratave që ka dhënë Nishani del qartë se ai është treguar haptas një falsifikator i së vërtetës dhe i historisë, një provokator i rëndomtë. Kush ishte rezistenca e këtyre kolaboracionistëve nazifashistë që ka dekoruar Nishani, kush ishte "lufta" e tyre e paepur për një Shqipëri të lirë? Në ç’front lufte rezistuan këto monstra që u bashkuan me nazistët gjerman dhe kundër kujt luftuan këta ballistë të Nishanit?! Plot 70 mijë partizanët që u radhitën në Frontin Antifashist e kishin pushtuar Shqipërinë, që po luftonin kundër tyre këto bishat pa karakter e moral kombëtar, bashkëpunëtore të nazifashistëve, apo gjithë botën dhe Shqipërinë e pushtuan nazifashistët?! Ngjarja vërtetë ishte tragjike, por 67 ballistët e nuk ishin të pafajshëm. Ata u pozicionuan në llogoret e pushtuesit, luftuan përkrahë tyre kundër forcave antifashiste nacional-çlirimtare, pra ishin të bashkuara dhe bashkëpunonin me nazifashistët. Në këtë betejë të zhvilluar ato ditë tetori të vitit 1943, këta 67 ballistë dhe mbi 300 të tjerë si ata, ishin pozicionuar dhe luftonin në krahë të nazifashistëve, kundër forcave çlirimtare partizane të Brigadës së Parë Sulmuese, që udhëhiqte heroi i lavdishëm i Luftës së Dytë Botërore gjeneral Mehmet Shehu.
Në këtë betejë pati të vrarë dhe të plagosur nga të dyja palët. E me fitoren e forcave partizane, u zunë robër lufte plotë 172 ballistë, të cilët u kishin kthyer pushkën partizanëve dhe luftuan kundër tyre në emër të mbrojtjes së kauzës nazifashiste që përfaqësonin.
Analizuar fakti me kohën e ngjarjes, me rrethanat e krijuara, me të qenurit në pozicione luftimi, me partizanë dhe popull antifashistë të vrarë prej këtyre ballistëve, e mbi të gjitha, duke qenë në luftë me përmasa botërore, ka edhe teprime, të cilat gjykohen, analizohen dhe nxirren konkluzione në kohë paqe e reflektimi, me qëllim që kurdoherë të sundoj logjika dhe gjakftohtësia, por kurrën e kurrës nuk mund të përligjet tradhtia, pozicioni i tyre si bashkëpunëtor të fashizmit, ligësia e tyre ndaj popullit, vendit dhe antifashizmit shqiptar.
Janë këto arsyet që shqiptarët dhe Shqipëria, pas këtij akti të rëndë të Nishanit, duke dekoruar 67 bashkëpunëtorëve të nazifashizmit, dhe për më keq, me atë motivacion keqbërës dhe falsifikues që sipërcituam, "de fakto" kanë mbetur pa kryetar shteti. Nishani është tashmë i rrëzuar. Ai duhet të largohet edhe "de jure" dhe këtë akt të mos e vonojë më Kuvendi i Shqipërisë, ndryshe principet demokratike, ku shumica e popullit udhëheq dhe drejton në demokraci, duhet të konsiderohen të rëna dhe shqiptarët duhet të vërshojnë rrugëve për të sjellë demokracinë e vërtetë perëndimore në këtë vend.
Për Nishanin
Pas këtij akti Nishani mund të jetë gjithçka dhe shumëçka, mund të jetë një puthador i nazifashistëve dhe kolaboracionistëve, mund të jetë një "kobure" qorre antishqiptarëve në duart e Berishës, atit të tij shpirtëror pronazifashist, por kurrën e kurrës nuk mund të jetë më President i Republikës.
Propozimi
Kuvendi i Shqipërisë, nëse vërtetë është organi më i lartë ligjvënës i Republikës dhe i ka mbetur qoftë edhe sado pak moral qytetërimi perëndimor, moral kombëtar, nder dhe dinjitet Shqipërie dhe shqiptari, me procedurë të përshpejtuar duhet t'a flakë Nishanin jashtë nga Presidenca.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com