Presidenti Bujar Nishani ka marrë ditën e sotme një mesazh falënderimi nga presidenti francez François Hollande. “Zoti President,Jam prekur shumë nga fjalët e mesazhit tuaj ngushëllues që më dërguat pas atentateve të tmerrshme që pllakosën në zi Francën më 13 nëntor. Dëshiroj t’ju falënderoj sinqerisht “ shkruan presidenti francez.
 
Gjithashtu presidenti francez ka theksuar se në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, mesazhet e miqësisë dhe të solidaritetit që na kanë ardhur nga i gjithë planeti, përbëjnë një ndihmë të çmuar në betejën tonë kundër urrejtjes dhe barbarisë.