Presidenti Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të KLD-së ka karitikuar moszbardhjen  e vendimeve gjyqësore në kohë nga gjyqtarët. Në mbledhjen e radhës së KLD-së Nishani ka thënë se ky është një veprim i patolerueshëm për KLD. Vonesa të tilla sidomos në raste të përsëritura sipas presidentit, janë të pajustifikuara dhe krijojnë përceptimin negative.
 
“Unë besoj që një nga problemet më thelbësore që shqetëson sot qytetarët është mos zbardhja në kohë e vendimit. E ritheksoj se moszbardhja e përsëritur e vendimeve gjyqësore nuk ka arsye tjetër veç aferës korruptive. Inspektorati i Këshillit duhet të inspektojë në mënyrë të pandërprerë dhe gjatë gjithë kohës dhe nëse gjenden sërish me shkelje të njëjtët gjyqtarë, nuk ka më justifikim", ka thënë presidenti Bujar Nishani.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)