TIRANË - Kreu i Shtetit, Bujar Nishani e cilësoi Shtetin Islamik si një kërcënim serioz për çdo individ dhe vend, pavarësisht fesë dhe racës, duke shtuar se Shqipëria, për këtë arsye, është rreshtuar me vendosmëri dhe me kontribut konkret, përkrah partnerëve tanë.
Deklarata e Presidentit Nishani është bërë gjatë një takimi me një delegacion të Komitetit Hebreo-Amerikan, me drejtues të B’nai B’rith, organizatës së hebrenjve amerikanë me seli në New York dhe me një përfaqësi nga Kongresi Botëror Hebre.
Në qendër të takimeve ishin marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, dhe ato ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, bashkëpunimi i Shqipërisë me komunitetin hebre në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, lufta kundër antisemitizmit dhe çështjet e sigurisë në vijim të zhvillimeve më të fundit.
Gjatë këtij takimi Presidenti Nishani i vlerësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mikun dhe partnerin më të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët për arsye të rolit vendimtar në pavarësinë e Shqipërisë, në rrëzimin e komunizmit, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të proceseve demokratike në vendin tonë dhe integrimit evropian.
Duke u ndalur te marrëdhëniet me Izraelin, Presidenti u shpreh se ato janë të shkëlqyera, të mbështetura në një histori të pasur dhe miqësore, dhe me mundësi të shumta bashkëpunimi të mëtejshëm në fushën ekonomike, politike dhe kulturore, duke shtuar se bashkëpunimi më i ngushtë me komunitetin hebre mund të ndihmojë më shumë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht, në edukimin për Holokaustin, luftën kundër antisemitizmit dhe ideologjive të tjera ku bazohen diktaturat.
Ndërkohë që Përfaqësuesit e komunitetit hebreo-amerikan shprehën vlerësimin e lartë për atë çfarë shqiptarët bënë për shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së Holokaustit.
Për pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për çështjet e sigurisë kudo në botë dhe për gatishmërinë për të bashkëpunuar në luftën kundër antisemitizmit dhe formave të tjera ideologjike diskriminuese, ndërsa bënë propozime për bashkëpunim me synim rritjen e pranisë së investimeve nga Izraeli dhe komuniteti hebre në përgjithësi në Shqipëri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com