Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka përshëndetur autorizimin e Papa Françeskut për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke e vlerësuar atë për mrekullinë e saj të dytë.
Përmes një urimi, Presidenti Nishani ka theksuar se ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj.
Kreu i Shtetit Shqiptar ka shprehur edhe falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.
Ja përshëndetja e Nishanit
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bujar Nishani përshëndet autorizimin e dhënë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke e vlerësuar atë për mrekullinë e saj të dytë.
“Ky autorizim për Kongregacionin për Kauzën e Shenjtorëve nuk na lumturon vetëm ne shqiptarëve, por të gjithë botën mbarë, e veçanërisht ata që e kanë ndjerë mrekullinë, mirësinë dhe dashurinë e saj”
Në pritje të shenjtërimit të Nënë Terezës vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani shpreh gjithashtu falënderimet më të ndjera dhe mirënjohjen më të thellë në emër të gjithë shqiptarëve për këtë vendim të rëndësishëm të Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com