Nishani pret anëtarët e KQZ-së:
Zbatoni Kushtetutën dhe ligjin

Nishani pret anëtarët e KQZ-së: <br />Zbatoni Kushtetutën dhe ligjin
TIRANE- Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pasi i uroi për detyrën, Presidenti Nishani shprehu bindjen se trupa e re e KQZ-së do të përfaqësojë me integritet punën e këtij institucioni.

Kreu i Shtetit i inkurajoi anëtarët e rinj të KQZ-së që të orientohen vetëm nga Kushtetuta, e drejta dhe ligji zgjedhor.

Nishani u kërkoi anëtarëve të KQZ-së të punojnë për ngritjen sa më shpejt të një infrastrukture ligjore, administrative dhe logjistike që do të ndihmonte në mbarëvajtjen e punës së institucionit.

Në emër të KQZ-së, Kryetarja Lefteri Lleshi e falenderoi Presidentin Nishani për mbështetjen e ofruar dhe e siguroi se KQZ në punën e tij do të jetë i orientuar vetëm nga Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë