TIRANE- Presidenti Bujar Nishani përmes zëdhënëses së shtypit reagoi dje ndaj Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA që i kërkoi kundëradmiralit Kristaq Gërveni të kthehet në Tiranë, pasi i ka mbaruar mandati si përfaqësues i Shqipërisë në NATO. Për Nishanin, me këtë veprim gjeneralmajor Jeronim Bazo tejkaloi kompetencat, prodhoi propagandë. “Presidenti e Komandanti i Përgjithshëm i FA shpreh shqetësimin për përfshirjen e njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës.
Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson K/admiralit Kristaq Gërveni për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer pa dalë Dekreti i Presidentit as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën. I vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës”, thuhet në deklaratë.
Sipas Presidencës, Shtabi i Përgjithshëm “ka bërë një akt që s’është pjesë e detyrave të tij, ka tejkaluar kompetencat, është bërë interpret i kompetencave të Presidentit, që është absolutisht e palejueshme, është përfshirë në një debat me dy superiorë, Presidentin e Qeverinë, çka është një dëmtim i hierarkisë shtetërore, ka ndikuar në krijimin dhe shtimin e një konfuzioni ndërinstitucional aq të papranueshëm dhe të dëmshëm, veçanërisht në periudhën që po kalojmë”. Njëherësh akuzon se ka prdhuar propagandë dhe anësi politike.
“Shtabi ka prodhuar propagandë, që është një akt i pastër i njëanshmërisë politike, i paimagjinueshëm për një institucion ushtarak të një vendi pluralist për më tepër anëtar i NATO-s. Pozicioni i shefit të përfaqësisë sonë ushtarake në NATO, është përtej pozicionit të një specialisti administrate, siç është munduar të etiketohet nga Shtabi i Përgjithshëm”, thuhet në deklaratë.
Reagon Berisha
“Të dashur miq, prej tre muajsh klika mafioze në pushtet, 24 orë mbi 24 vazhdon betejën anti-shtet ndaj institucioneve kushtetuese e të pavarura të vendit. Në revanshin e papërmbajtur për pushtet personal dyshja Rama-Meta, pas dekapitimit të institucioneve të pavarura, janë vërsulur me tërbim kundër Presidentit, marrjen me votim në Kuvend apo urdhër të thjeshtë ministri të kompetencave të Presidentit. Kështu, dy javë më parë, ata zgjodhën kreun e ILDKP pa dekret të Presidentit siç e kërkon ligji, kurse këtë javë Rama urdhëroi nëpërmjet kKodhelit në thyerje të Kushtetutës kthimin në Shqipëri të admiralit Gërveni nga misioni i NATO-s, detyrë ku është emëruar me dekret të Presidentit dhe nga e cila mund të largohet vetëm po me dekret të Presidentit. Qytetare e qytetarë ne duhet të ngrihemi kundër kësaj klike gangsterësh neobllokmenë që për pushtetin e tyre personal shkelmojnë çdo ditë Kushtetutë, ligje, shtet e institucione! Sb”, shkruan Berisha në facebok.
Shkrimi u publikua sot (27.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com