Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një bisedë telefonike me Kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi i ka shprehur keqardhjen për situatën e rëndë të krijuar nga përmbytjet e ndodhura me pasojë humbjen e jetëve të disa qytetarëve si dhe dëme të shumta materiale.

Nishani i përcolli Arifit të gjithë solidaritetin njerëzor dhe institucional në përballimin e kësaj situate të rëndë.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu ngushëllimet më të ndjera për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi natyrore dhe nënvizoi besimin e tij në angazhimin e plotë të autoriteteve vendore dhe qendrore për tejkalimin e të gjitha pasojave të krijuara.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)