TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë që kanë hyrë në grevën e urisë. Presidenti Nishani tha se është plotësisht dakord me kërkesat e tyre legjitime, ndërsa premtoi se do të angazhohej për ta bërë prezent dhe për t’u dhënë rrugëzgjidhje kërkesave e shqetësimeve të grevistëve, në zbatim edhe të Rezolutës së vitit 2006 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërkohë në dalje të Presidencës nga takimi i tyre me Nishanin, kryetari i grevës së ish-të përndjekurve Fatmir Hoxha, tha se Presidenti mbështeti kauzën e tyre
“Presidenti mori përsipër të respektojë me eficcensë kauzën tonë. Presidenti i Republikës vendosi të jetë krah shqetësimeve të ish-të përndjekurve. Ne mbështesim presidentin që ta ccojë deri në fund këtë kauzë. Presidenti i Republikës hapi derën dhe është në ccdo kohë në mbështetje të kësaj shtrese. “ tha Hoxha
Nishani takohet me ish-të përndjekurit: Mbështes kauzën tuaj, do ta çoj deri në fund
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë që kanë hyrë në grevën e urisë.
Kryetari i grevës së ish-të përndjekurve Fatmir Hoxha falenderoi Presidentin për këtë takim, ndërsa shprehu shqetësimin e grevistëve të reflektuar në kërkesat e tyre të bëra publike.
Presidenti i Republikës, pasi dëgjoi përfaqësuesit e grevës, u shpreh se vlerësonte kurajon qytetare dhe solidarizohej plotësisht me kauzën e përfaqësuesve të ish-të përndjekurve politikë dhe se është plotësisht dakord me kërkesat e tyre legjitime për rehabilitimin e plotë shoqëror dhe ekonomik të tyre.
Presidenti premtoi se do të angazhohej me forcën që i jep Kushtetuta dhe ligjet për ta bërë prezent dhe për t’u dhënë rrugëzgjidhje kërkesave të grevistëve, në zbatim edhe të Rezolutës së vitit 2006 miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, ku dënohen prerazi regjimi diktatorial dhe diktatori Hoxha.
Zoti Nishani u shpreh se sjellja e figurës së diktatorit Hoxha në publik është një provokim i rëndë ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj rrugës euro-atlantike të Shqipërisë.
Ai shtoi se pret gjithashtu që shoqëria civile të tregohet më e përgjegjshme dhe aktive në raport me historinë dhe të ardhmen e vendit, dhe se duhen bërë përpjekje akoma më të mëdha për memorizimin e rezistencës ndaj një prej regjimeve më brutale që ka njohur historia.
Presidenti theksoi nevojën e miratimit të Ligjit të Lustracionit sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë.
Duke u solidarizuar edhe një herë me kauzën dhe duke siguruar për ta ndjekur këtë çështje në të gjitha dimensionet e saj, Presidenti i Republikës u kërkoi grevistëve të rishikojnë vendimin e tyre për të vazhduar grevën, për të shmangur pasoja të mëtejshme për ta dhe familjarët e tyre.
Ai premtoi se do të kërkonte nga qeveria informacion të plotë e të vazhdueshëm për zbatimin e ligjit të dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.
Vizita e grevistëve me Presidentin Nishani erdhi në vijim të letrës që ata i kanë përcjellë më herët Presidentit të Republikës, ku kanë parashtruar ankesat dhe kërkesat e tyre, në lidhje me disa vendime dhe iniciativa të marra nga qeveria shqiptare.
Hoxha: Presidenti mbështet kauzën tonë
Presidenti i Republikës Bujar Nishani është takuar me përfaqësuesit e ish-të përndjekurve të cilët janë ngujuar prej ditësh në grevë urie. Pas takimit në ambientet e Presidencës, kryetari i grecës së ish-të përndjekurve Fatmir Hoxha tha se Presidenti ka shprehur vullnetin e tij për të mbështetur kauzën e tyre.

I pyetur se nëse do të ndërpritet greva pas takimit me Presidentin Nishani, Hoxha tha se vendimi do të merret pasi të pyeten edhe grevistët që ndodhen në spital.
“Ne nuk mund të themi tani a do ta vazhdojmë grevën. Për këtë do të duhet të pyesim edhe grevistët të cilët ndodhen në spital.” tha Fatmir Hoxha
Përfaqësues të ish-të përndjekurve ndodhen prej ditësh në grevë urie ku kërkojnë të marrin të gjithë këstet e mbetura brenda 2 viteve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com