Presidenti Bujar Nishani ka organizuar mbazditen e sotme një darkë lamtumire me diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në tiranë.
 
Nishani ka folur për mbresat e tij duke bërë një panoramë të takimeve më të rëndësishme me personalitetet e larta dhe pritjen e tyre në Shqipëri për forcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.
 
“Në të gjitha takimet e vizitat e mia me homologë dhe atoritete të huaja, në qendër të vëmendjes ka qenë promovimi i marrëdhënjeve të mira, miqësore dhe fqinjësore, si dhe demonstrimi dhe angazhimi i Shqipërisë si një vend partner i besueshëm në përballimin e sfidave dhe kërrcënimet me të cilat po përballet bota dhe shoqëria njerëzore sot”, është shprehur Nishani.
 
Presidenti Nishani ka folur për vizitat në Kosovë ku mes të tjerash tha se “Vizita ime e parë dhe e fundit e mandatit tim ka qenë në Kosovë. Kam pasur kenaqësinë të mirëpres dhe dy presidentë të Kosovës në Tiranë. Kosovën, kam patur  rastin ta vizitoj dhe shumë herë të tjera, por në mënyrë të veçantë,  kujtoj 5 vjetorin e Pavarësisë dhe cereminin e inagurimit të presidentit Thaçi”.
 
Presidenti në ikje, Nishani ka theksuar si tepër të veçantë vizitën e Papa Françeskut në Tiranë.
 
“E paharrueshme për mua si president, si nga përmasat dhe nga mesazhet e dhëna, ishte mundësia për të mirëpritur në Tiranë, Papa Franceskun, në shtatorin e vitit 2014. Por edhe vizita ime në Vatikan në kuadër të shenjtërimit të Nënë Terezës, sot Shën Tereza e Kalkutës,  do mbetët e pa shlyer në kujtesën time”, tha ai.
 
Mes të tjerash nishani foli për vizitat zyrtare në rajon, mes të cilave në Sloveni, Mal të Zi, Kroaci në Bosnje-Hercegovinë, në Bullgari, duke falenderuar kryetarët e këtyre shteteve për pritjen e ngrohtë që më kanë rezervuar.
 
“Kam pasur kënaqësi të mirëpres në Tiranë presidentin e Maqedonisë, Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës. Një vëmendjeve të veçantë i kam kushtuar vendeve të rajonit ku jeton minoritet me popullësi shqiptare, bashkëpunimi me atoriteteve të larta të këtyre vendeve kamë vizituar shqiptarët që jetojnë në Serbi dhe Mal të zi për të përcjellë mesazhe bashkëjetese e bashkëpunimi, pavarësisht përkatësisë etnike”, u shpreh Nishani.
 
“Me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe dëshirë për të evindentuar kontributin e Shqipërisë për një të ardhme më të mirë të rajonit, kam marrë pjesë aktivisht në të gjitha Samitet që janë zhvilluar gjatë kësaj periudhe, ku së bashku me liderët e vendeve pjesëmarrëse, kemi arritur të përmisojmë ndjeshëm frymën e mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis vendeve të rajonit, që vetëm pak vite më parë përjetonte konflikte të dhunshme ndëretnike”, theksoi presidenti në ikje, Bujar Nishani. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com