TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është takuar sot në dy takime të veçanta me delegacionin Parlamentar izraelit, kryesuar nga Zëvendëskryetari i Knesset-it, Hamad Amar dhe me Drejtoreshën e Bankës Botërore për vendet e Evropës Juglindore, Ellen Goldstein.
Hamad Amar u shpreh gjatë takimit mme Nishanin se të gjithë hebrenjtë e vlerësojnë me mirënjohje atë që shqiptarët bënë për shpëtimin e tyre gjatë periudhës së Holokaustit. Duke u ndalur në të ardhmen e bashkëpunimit shqiptaro-izraelit, ai u shpreh se ka një interes në rritje të biznesmenëve nga Izraeli për Shqipërinë veçanërisht në fushat e energjisë, kërkimit të naftës dhe gazit, turizmit dhe bujqësisë, ku ka mundësi të mëdha zhvillimi.

Më tej gjatë takimit me delegacionin izraelit, Presidenti Nishani rikonfirmoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe shtoi se vizitat e fundit dhe veprimtaritë e përbashkëta po i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të miqësisë tradicionale.
Sipas njoftimit nga ana e Presidencës mësohet se kanë shkëmbyer mendime për situatën e sigurisë, për sfidat që lidhen me veprimtarinë e grupeve terroriste dhe për bashkëpunimin për përballimin e tyre.
Ndërsa gjatë takimit me Ellen Goldstein, bëhet e ditur se Nishani ka biseduar për ecurinë e zbatimit të projekteve që Banka Botërore zbaton në vendin tonë, si dhe për stabilitetin makroekonomik dhe fiskal në Shqipëri.
Presidenti Nishani dhe Drejtoresha Goldstein shkëmbyen, gjithashtu, mendime për situatën në Bankën e Shqipërisë, në vijim të zhvillimeve të fundit dhe perspektivën e saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com